Lëvizja Besa: Kryqi i duhet vetëm BDI-së për të hequr fokusin nga çështjet reale

Lëvizja Besa ka reaguar pas deklaratave të Stojançe Angelovit, drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza lidhur me kryqin e vendosur në Kodrën e Diellit në Tetovë.“Sjellja e një funksionari si Stojançe Angelov edhe një herë konfirmon se vendosja e Kryqit në Kodrën e Diellit nuk është për nder të besimit, por kryekëput për provokim politik. Vetëm të dështuarit dhe humbësit politik mund të përpiqen të fitojnë pikë duke shkaktuar tensione etnike mbi baza fetare. Kjo është në dëm të besimtarëve ortodoksë që dikush dëshiron t’i bëjë vegël për një agjendë politike.

BDI është në Qeverinë që emëroi Stojançe Angelovin për drejtor të Qendrës për menaxhim me kriza. BDI ka një drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit, i cili ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për rrënimin. BDI-ja ka interes të mos flasë për bizneset e tyre të errëta me Daka Davidoviçin në Tetovë, për krimet me lojërat e fatit, për skandalet korruptive me prokurimet publike. BDI-së i duhet Kryqi për të hequr fokusin nga çështjet reale.

Fatkeqësisht, LSDM dhe VMRO-DPMNE ranë në karremin e tyre. Shfrytëzojmë rastin të apelojmë edhe një herë që të mos luajnë me zjarrin. Ne nuk do të tolerojmë autokracinë. Kërcënimet nuk na trembin. Ne do të veprojmë sipas ligjit!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

Çmimet e banesave u rritën për 25 përqind brenda vitit

Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu