Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë!

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, është i revoltuar për faktin se tash e një kohë, sipas tij, e kanë harruar që është gjallë.

Salihu tha se ka shumë telashe, në radhë të parë është pa kulm mbi kokë dhe jeton me qira, sipas tij paguan 300 euro në muaj.

Sportisti i Shekullit dhe fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se e meriton një banesë nga shteti për meritat që ka dhe të ketë një anëtar të familjes në punë.

“Nuk e di pse janë kundër meje. Krejt jetën ia kam kushtuar sportit.

Kam qenë në Evropë e botë dhe kam bërë çmos për këtë shtet.

Kam vrapuar për sportin tonë në Afrikë e Amerikë dhe në vendet të ndryshme të Evropës.

Askujt nuk po intereson a jam gjallë.

Shumë keq, nuk e meritoj këtë si sportist më i mirë i Shekullit, dhe askujt nuk intereson për Aziz Salihun”, – thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Salihu kërkon banesë sepse e konsideron se i takon sipas meritave.

“Kam vrapuar shumë pas sportit, gjithë regjimi serbë me kanë ndjekur.

Është gjynah që unë nuk kam banesë, si krejt bota që i ndihmojnë me banesë sportistët e merituar. Kam mbetur rrugës me gjithë familje. Krejt botën e Evropën me kanë dashur, me kanë respektuar, diaspora më do”, është ankuar Salihu.

“Kam qenë në Amerikë dhe ma morën fitoren në Lojërat Olimpike, e kam rrahur rusin dhe e kam mundur me 4:1 por edhe aty ma morën fitoren.
Kam pas probleme, sepse isha i shpejt e teknik.

Se shpejti do të del edhe librin im i ri, do të shohin se Aziz Salihu nuk është hajn e as bandit.

Kam fëmijë, familje, nuk kam as banesë.

E meritoj me qenë ambasador.

O Zot, sa kam punuar, sa me kanë rrahur dhe populli e diaspora më do e më respektojnë më së shumti, por sot nuk kam banesë,

Unë nuk jam mashtrues por të gjitha që i kam arritur me djers e ndershmëri dhe punë”, ka thënë sportisti i shekullit.

“Si sportist i shekullit e meritoi një banesë prej shtetit dhe të jem ambasador i Kosovës”, ka nënvizuar Salihu.

Ish boksieri i mirënjohur tha se nuk është pak me qenë fitues i medaljes olimpike dhe shumë tituj tjerë të nivelit më të lartë që kam fituar. “Tre herë kam qenë në Olimpiadë, gjashtë herë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror e në Evropë, 10 herë kampionë në ish Jugosllavi, pesë herë kampionë ballkanik e dy herë në Lojëra Mesdhetare”, kujton “Zizi”.

Më tej tha se me 15 dhjetor do të jetë në Shkup ku do të takohet me kryetarë të federatave të ndryshme të boksit evropian, si atë të Rumanisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut etj.

“Kam me iu tregu të gjitha gjërat që më kanë ndodhur mu, që më kanë rrahur e maltretuar regjimi serb”, tha Salihu.

Salihu në fund thotë se e do një jetë të qetë, pa brenga dhe e meriton të jetë edhe këshilltar në Komitetin Olimpik të Kosovës. “Dua të kem një jetë të mirë si sportist që kam vlejtur për Kosovën.

Kosovën nuk e harroj kurrë, se e kamë në zemër dhe shpresoj sa më shpejt që të më zgjidhin çështjen e banimit, banesës dhe të më punësojnë dikë të familjes sepse e meritojmë për kontributin që kemi dhënë për shtetin”,- ka përfunduar Salihu.(globi.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu