LeBron James shënon rekord absolut

LeBron James arriti një tjetër rekord në karrierën e tij në NBA, duke u bërë lojtari i parë që shënon 50,000 pikë në kampionat, pasi realizoi një gjuajtje prej tre pikësh në çerekun e parë të ndeshjes që Lakers fituan kundër Pelicans në Los Angeles.

James hyri në garë me 49,999 pikë të kombinuara të sezonit të rregullt dhe Play-Off.

40-vjeçari tashmë zotëron rekordin për shumicën e pikëve të sezonit të rregullt duke kaluar Kareem Abdul-Jabbar në Shkurt 2023.

Në Maj të vitit 2017 ai kaloi Michael Jordan për sasinë e pikëve të shënuara në fazën e Play-Off, përcjell Klan.

Edhe pse është në sezonin e tij të 22 në NBA, më katër kampionate të fituar me Los Angeles Lakers, James nuk ka treguar shenja lodhjeje.

Është e qartë se është i pari dhe i vetmi në histori, edhe një rekord tjetër i mbretit, një mit absolut i sportit botëror të këtij mijëvjeçari e më tej.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu