“Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit”.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes së cilës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në letrën dërguar von der Leyen ka vlerësuar se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend.
“Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit. Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
