Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se listës së tyre i është bashkuar Esmehane Kakrruki, e bija e Hoxhë Idriz Kakrrukit.Ai tha se ajo është e diplomuar në gazetari, derisa u shpreh se rrugëtimi i vlerave vazhdon me të.
“Sot listës së Aleancës iu bashkua Esmehane Kakrruki, e bija e Hoxhë Idriz Kakrrukit, prijetarit të Pajtimit të Gjaqeve, bashkë me Anton Çettën, Don Lush Gjergjin, Zekeria Canën e të tjerë”.“E diplomuar në gazetari dhe me një përvojë të pasur në organizata të ndryshme, ajo sjell profesionalizëm dhe energji të re në listën e Aleancës. Kontributi i familjes Kakrruki për çështjen kombëtare është i çmuar, dhe sot ky rrugëtim i vlerave vazhdon me Esmehanën në listën tonë për deputete”, shkroi Haradinaj.
