Kuvend, seancë plenare dhe mbledhje e shtatë komisioneve

Kuvendi po e fillon javën me aktivitete intensive, dhe sipas agjendës së publikuar në ueb faqen e institucionit Ligjvënëse, kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në Kuvend sot është caktuar seanca e 38-të, si dhe seancat e shtatë komisioneve kuvendore dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Në rendin e ditës të seancës së 38-të janë Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë, Projektvendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të marrëdhënies së punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë, Propozimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Administratë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e seksionit rrugor Milladinovc-Shtip dhe seksionit rrugor Kërçovë-Ohër. Projektligji plotësues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, Propozimi për programin për përkujtim të përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të shquar për vitin 2025, për të cilin janë dorëzuar tre amendamente, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Komunikimet Elektronike, Raporti vjetor i punës së Agjencisë së Postës për vitin 2024, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sportin, Ligjit për Qendrën Shtetërore të Povimeve, Ligjit për Pyjet, ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Seanca do të mbajnë sot komisionet për çështje ekonomike, arsim, shkencë dhe sport, çështje evropiane, bujqësi, ekonomozim me ujërat dhe pylltari, financim dhe buxhet, politikë sociale, demografi dhe rini, si dhe komisioni ligjvënës juridik. Do të mbajë mbledhje edhe Këshilli Nacional për Integrime Evropiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu