Zëvendëskryeministri Arben Fetai publikoi një video në rrjetin social Facebook me rastin e 2 Majit, ditës së shpalljes së Zonës së Lirë në Karadakun e Kumanovës, e cila u mbajt në fshatin Sllupçan. Në video u shfaqën pamje të fshatit të stolisur me flamuj kuqezi, si dhe simbole të tjera që përfshijnë flamurin e UÇK-së dhe flamurin e Shqipërisë së Madhe.
Pas publikimit të videos, u raportua se Fetai u përball me kërkesa për të ndërhyrë në përmbajtjen e saj. Si pasojë, videoja origjinale u fshi dhe më pas u ripostua në një version të redaktuar, ku mungonin pamjet me flamujt e UÇK-s dhe Shqipërisë së Madhe.
VIDEO E FETAIT PAS FSHIRJES SË FLAMUJVE TË UÇK-SË DHE SHQIPËRISË SË MADHE