Kusari-Lila konfirmon që Kurti do t’i shkojë Osmanit në takim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar që kjo parti do të përfaqësohet nga kryetari Albin Kurti në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për konsulta me partitë për zhbllokim të ngërçit politik.

Ajo ka thënë se në këtë takim do të shkohet për çështjen e konstituimit dhe jo për ndonjë marrëveshje politike.

“VV-ja ka marrë ftesën dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Takimi nënkuptohet se është për konstituim të Kuvendit sepse s’mundet që zyra e presidentes të përdoret për marrëveshje politike por që të diskutohet ky proces këtu që po dështon”, ka thënë fillimisht ajo pas dështimit të 15-të të konstituimit të Kuvendit.

Më pas ajo ka përsëritur se Kurti është përfaqësues i VV-së në këtë takim teksa sërish ka akuzuar partitë opozitare për mosvotim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Një ditë më parë, edhe partitë tjera shqiptare konfirmuan përgjigjet pozitive në ftesën e Osmanit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu