Kusari-Lila: Bllokimi i Kuvendit është paradoksal dhe shkelje kushtetuese

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka cilësuar si paradoksale situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka kritikuar ashpër opozitën për pengesat që, sipas saj, po i shkaktojnë këtij procesi.

Duke iu referuar nismës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, për të mbledhur nënshkrime në funksion të dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të vendimeve të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë, Kusari-Lila tha se këto veprime janë propagandistike dhe të paefektshme.

“S’ka kuptim të mblidhen nënshkrime për çështje që rregullohen me rregullore. ZRRE raporton në komisionin përkatës të Kuvendit, por aktualisht ne nuk kemi as kryetar, as nënkryetar, e as komisione. Le të përqendrohen fillimisht në zhbllokimin e këtij procesi”, deklaroi ajo.

Kusari-Lila gjithashtu akuzoi deputetët opozitarë të legjislaturës së kaluar për shkelje të Kushtetutës, duke refuzuar të marrin pjesë në votimet për konstituimin e Kuvendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu