“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, i tha kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, AFP-së në një intervistë. Por, si siç u shpreh ai “është i vështirë normalizimi me një regjim autoritar fqinj që nuk të njeh dhe që nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës”.
I pari i VV-së, Agjencisë Franceze të lajmeve i tha se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje normalizimi, “e cila vetëm duhet të zbatohet”.
“Gjë që nënkupton njohje reciproke mes vendeve, të paktën njohje de facto”, citohet të ketë thënë Kurti.
Për Kurtin, më nuk është kusht kryesor “kërkimfalja” nga Serbia për krimet e kryera gjatë luftës. AFP-së, i tha se për të nisur dialogu, “Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiçin”.
“Shpresojmë që BE-ja, Franca dhe Gjermania të ushtrojnë presion mbi Beogradin për ta bërë këtë”, shton.
Kurti në këtë intervistë foli edhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ndër të rralla herë sivjet, thotë se Vetëvendosje “do 50 për qind të votave”.
“Na duhet një fitore vendimtare. Në shkurt fituam 42.3 për qind dhe këtë herë duam ta kalojmë 50 për qind,” tha ai.
