Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot varrin e Astrit Deharit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e të ndjerit. Vizita u zhvillua në përvjetorin e vdekjes së Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016.
