Kurti për fitoren e Trumpit: Ne punojmë me çdo administratë të SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pavarësisht se cili kandidat ka fituar. Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kurti tha se Qeveria është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm në aspektin diplomatik. I pyetur për bisedën mes Trump e presidentit, Aleksandër Vuçiq, shefi i ekzekutivit tha se “kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë”.

Kështu u shpreh Kurti pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku shtoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është i pazëvendësueshëm.

“Ne bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me gjithë përkushtimin dhe sinqeritetin dhe seriozitetin tonë. Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është njëkohësisht edhe presidenti i kaluar i SHBA-së një letër urimi që i kishte dërguar pararendësi para nesh para kësaj qeverisje, po ashtu e ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme normale mes Kosovës dhe Serbisë. Ne dëshirojmë, jemi të gatshëm, shumë të interesuar që ta vazhdojmë këtë angazhim pse jo edhe ta zgjerojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim i cili shprehet jo vetëm në aspektin diplomatik por sidoqoftë aspekti diplomatik është prej më kryesore”, deklaroi Kurti para mediave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të dielën vonë se ka biseduar në telefon me Donald Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA.

Kurti deklaroi se “kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë”.

“Unë bëjë raporte zyrtare, shtetërore, politike. Kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë, nuk mund ta them tani. Por duhet të presim, të japim pak kohë dhe të ecim përpara. Ne punojmë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht cili kandidat fitoi i cilës parti ështëai ose ajo dhe këtë e kemi traditë të cilën na e kanë sjellë vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e këtu do të kisha theksuar ardhjen e përfaqësuesve të shtetit amerikan në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta që është udhëhequr nga Bob Dole, Tom Lantosh, dy republikanë dhe një demokrat dhe që prej atëherë nuk kanë ndryshuar asnjëherë një qasje e tillë. Çlirimin e kemi në kohën e presidentit demokrat, pavarësinë e kemi shpallur në kohën e presidentit republikan. Besoj që kjo flet shumë”, shtoi ai./KSP

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu