Kurti: Çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë në mbledhjen e katërt të grave për Vetëvendosjen. Në fjalën e rastit, Kurti deklaroi se pabarazia gjinore është trashëguar e pastaj edhe e mirëmbajtur sepse iu ka përshtatur burrave.

Kurti theksoi se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet dhe sipas tij, gjërat mund të bëhen më ndryshe, më drejtë, që të mos jenë përballë me burrat, por krahë njërit-tjetrit.

Ai potencoi se mbledhjet e këshillit kanë rëndësinë e tyre në krahasim me mbledhjet e të tjerave.

“Mbledhjet e këshillit janë me më rendësi se të gjitha të tjera, është thelbësore për të diskutuar hapur dhe dashamirësi. Meqë po mblidhemi në një kohë qe nga zgjedhjet na ndanë më pak se pesë muaj është e udhës të diskutojmë. Kur flasim për barazi mes njerëzve ndonjëherë mund të duhet sikur vështirë e arritshme, por kjo nuk është e vërtetë. Kjo pabarazi na është trashëguar dhe na është mirëmbajtur kryesisht nga burrat. Kur gratë kanë sukses, e dimë që ato janë munduar dhe përpjekur dy herë më shumë se burrat, ndërsa kur burrat kanë sukses, ata zakonisht janë ndihmuar nga gratë. Pra gratë janë mbështetëse të padukshme të suksesit të burrave. Burrat edhe nëse janë feminist, nuk diskriminohen sa gratë”, ka theksuar Kurti.

Tutje, Kurti ka theksuar se roli i shtetit është dhe ka qenë aktiv në mbrojtje të grave, që padrejtësisë konsiderohen me pak të rëndësishme.

“Një ndërhyrje është t’i edukojnë fëmijët në frymën gjinore, edukimin e fëmijëve duhet ta bëjnë gjithëpërfshirës. Gjërat mund të bëhen më ndryshe më mirë dhe më drejtë që gratë mos të jenë përpara por përkrahë njërit-tjetrit. Roli i shtetit është dhe ka qenë aktiv në mbrojte të grave, që padrejtësisë konsiderohen me pak të rëndësishme. Ne jemi votuar nga gratë për shkak se përfaqësojmë këtë bindje. Gratë nuk duhet të diskutojnë vetëm në çështje gjinore por edhe politike, ekonomike, në çdo temë të përfshihen edhe gratë”, deklaroi Kurti.

Kurti poashtu përmendi edhe shtesat për fëmijë dhe për nënat lehona si dhe punësimin e vajzave dhe grave.

“Për herë të parë kemi prezantuar shtesat për fëmijë 410 mijë dhe për lehona 60 mijë. Për herë të parë kaq shumë vajzë dhe gra te punësuar. Kur kemi parasysh qe këto tre vite i patëm kërcënimet më të mëdha në vendin tonë bëhet e qartë sa i jashtëzakonshëm është avancuar vendi ynë. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për të përgatitur për zgjedhje se sa tani, nuk kemi pasur përkrahje se sa tani, mund të krenohemi për përparimet që ka bërë Kosova. Gratë në pushtet që nuk përkrahin gratë tjera nuk janë të angazhuar për të luftuar pabarazinë, kur gratë solidarizohen ditojnë të gjithë”, ka thënë Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu