Kur dhimbjes ia zë vendin fama!

Eldion Kelmendit, shumë i detyrohen atij dhe familjes një më fal
Është nga ato raste kur fama prish punë.

Në një nga çastet më të dhimbshme për një familje fatkeqe, kur i duhet t’i japë lamtumirën e fundit fëmijës më të vogël, ekranet vodhën lotët, vodhën përjetimet, vodhën heshtjen.

Eldion Kelmendit, 15-vjeçarit që humbi tragjikisht jetën në Bllagajë të Pejës si pasojë e një aksidenti, shumë i detyrohen atij dhe familjes një më fal.

Në mes të zisë dhe vuajtjes së njerëzve më të afërt, në mungesë të plotë respekti ndaj një rituali të shenjtë, shumica e të pranishmëve nuk ngritën sytë nga qielli, por telefonat.

Në gatishmëri për të filmuar live ceremoninë mortore për mediat sociale; të tjerë duke regjistruar video teksa kapnin ‘të famshmit’ duke përqafuar të vëllanë, Gjestin, e për t’i shpërndarë ato më pas në çdo cep të hapësirës online.

Një kontrast i frikshëm vizual dhe një përplasje e fortë simbolesh, që nuk duhet të gjendeshin aty, në atë moment zie.

Nga njëra anë dhimbja e shprehur mes lotësh e portretesh të rëna, nga ana tjetër drita dhe ekrane. Të vëna përballë, nxorën shëmtinë e famës që s’njeh kufij e s’njeh vdekje.

Pamjet nuk mundet të qartësojnë se çfarë kishin në zemër ata homo videns, të grumbulluar rreth trupit të të ndjerit me telefonat nëpër duar, nëse ishin aty për t’i dhënë lamtumirën, nëse ishin në respekt të tij ose në respekt të tij si vëllai i vogël i Gjestit, apo ishin aty vetëm për të filmuar.

Pamjet nuk shkojnë deri te ndërgjegjja, por simbolet po; ato mundet sepse rrëfejnë për njerëz spektakli që presin derisa cila nga dy ish-të dashurat e vëllait të viktimës e ngushëllon më mirë atë për humbjen.

Ata presin ‘content’, duke e tjetërsuar dhimbjen në një produkt vizual për konsum publik. Në një produkt vizual që dokumentohet e shpërndahet ngado, pa ngurrim, pa turp.

Kaq e fuqishme është media sociale dhe më gjerë kultura e vëmendjes sa ‘VIP’-at e Big Brother-it dhe showbiz-it shqiptar i zunë vendin dhimbjes.

Funerali, si një tragjedi e dyfishtë, u kthye në një ngjarje mediatike sepse në objektiv të kamerës nuk ishte kush vdiq, por kush erdhi.

U ngatërruan kodet, u vunë në duel simbolet; nga gjuha e zisë në atë digjitale, nga përjetimet te “shikoni si po qan ish-i i Gjestit, çfarë vajze”…në një postim që arrin mijëra pëlqime e komente.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu