Shaholli: Kur baba Bini shante opozitën me rob shtëpie dhe “hajvana”

Gjatë fushatës zgjedhore baba Bini shante opozitën me rob shtëpie si armike të Kosovës dhe se vetë ai dhe sekti i VV kishin mbetur në rrugën e kombit të pakorruptuar që ia duan të mirën.

Për më tepër baba Bini e shau rëndë opozitën si “hajvanë” që nuk i duhen Kosovës sepse qënkëshin injorantë funksionalë të pandreqshëm e të tjera e të tjera.
Kur u pa se në zgjedhjet e 9 shkurtit baba Bini dhe sekti VV kishte shënuar rënie dhe kishin fituar afro 40% të votave, ata nuk tërhiqen nga istikami për faktin se jemi partia fituese, fituese po por jo mjaftueshëm për ta formuar qeverinë i vetëm me injorancën e tij.

Shifra me 40% të votave për VV nuk i arriti pritshmëritë e baba Binit me dallkaukët e tij as 500 mijë zemra cep më cep Kosovës pasi ato zemra ishin zhgënjyer me babën që nuk i ngriti pensionet aq sa kërkonin pensionistët, nuk i ngriti rrogat sa kërkonin punëtorët dhe arsimtarët, për punonjësit e shëndetësisë dhe të sktorëve tjerë.

Kësisoj, me sharje dhe akuza për opozitën si tradhtare e vendit që kanë bashkëpunuar me Radoçiqin por, që nga ana tjetër e lëshon kumbaren Mimoza të lidh krushqinë me kriminelin Radojçiq nuk përbëka tradhti kombëtare!

Vetëlëvdata për qeverisje të mirë të cilan nuk janë veçse dështime si në diplomaci, ku me shushkën Donika që nuk solli asnjë njohje për Kosovën apo në sektorët e tjerë si ekonomia, shëndetësia dhe arsimi, që për katër vite mbetet vetëm një e arritur si “Ura e Staradranit” si arritje e madhe e këtij mandati!
Ndaj, nuk mund të fitosh 500 zemra vetëm se i do baba Bini ato duhet ti meritosh.

500 mijë zemra nuk i bën dot bashkë kur dështon në marrdhëniet me ndërkombëtarët, kur zhgënjen jo vetëm popullin por edhe një pjesë të pavendosurve dhe kur shan opozitën si “hajvanë” të cilët së bashku, përbëjnë gjysmën e votuesve kosovarë, ndërsa sekti VV ngeli me afro 40%, ku me këtë rezultat baba Binit i ngriu buzëqeshja në buzë, përkundër pretendimit se do ta kapërcente 60%!

Nëse afro gjysma e votuesve kosovarë janë “hajvanë” sipas baba Binit, ahere 40% i sektit VV qënkëshin atdhetarë dhe nuk bashkëpunojnë me bandat kriminale në veri e as nuk janë të korruptuar (si kumbarja Mimoza) as nuk vjedhin???

Aferat korruptive në KEK, në diplomaci dhe në fusha të tjera nuk i bëjnë engjëj qeveritarët e sektit VV, por i japin atyre damkën e hajdutit dhe të kusarit ashtu siç ishin edhe hajnat e klanit Pronto.

Katër vjet më parë kur shqiptarët e Kosovës ishin zhgënjyer me klanin Pronto vendosën të zgjedhin një alternativë tjetër si sekti VV në koalicion me rugovisten Vjosa Osmani, ku arritën një shumicë jo të theksuar prej 50,1 me shpresën se nuk do të korruptohen as nuk do të vjedhin por do ta shpien Kosovën përpara, por edhe këta nuk ia dolën dhe dështuan në të gjitha fushat.
Karta për “çlirimin e Veriut” që përdori baba Bini, inkurajoi militantët e tij sa për t’i mbledhur votat e injorancës se veriun e “çliroi” Baba dhe se “këmbë serbi” më nuk ka në veri që bëzan kundër Kosovës!

Kjo ishte loja me kartën e fortë nacionaliste për “çlirimin” e veriut kur dihet se baba Bini i ka rikonfirmuar KFOR-it se nuk do ta dërgoj FSK në veri!

Prandaj, kujdes baba Bini se “hajvanët” që përbëjnë gjysmën e elektoratit shqiptar të Kosovës dhe nuk kapërdihen lehtë sepse ato mund t’i “kollofitin” një ditë “hajvanët” e sektit VV të cilët përbëjnë 40% të elektoratit shqiptar, ahere cila do jetë beteja e juaj e ardhshme në emër të atdhetarizmit kalp, me mullinjtë e erës apo me kukumjaçkat e partive armike të Prishtinës, Tiranës dhe Tetovës?! Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut në CPI dhe “Barometrin e Korrupsionit 2025”: kur krimi bëhet normë, e ligjshmja bëhet fasadë

Nuk është më korrupsion – është kapje shteti Ka momente kur një vend nuk bie në renditje. Bie në dinjitet. Ka momente kur indikatorët ndërkombëtarë nuk...

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu