Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh.

Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore, emocionoi në Vatikan, ku Ambasada Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë mblodhi komunitetin Arbëresh, i cili shpërfaqi gjithë kulturën e vyer dhe të lashtë shqiptare.

Që nga veshjet shumëngjyrëshe, me motive florale e dekore të larmishme, deri te këngët që morën me vete katërqind vjet më parë dhe që i këndojnë edhe sot.

Nën kujdesin dhe kurimin e ambasadores shqiptare pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Majlinda Frangaj, ky event i rëndësishëm, aq sa kulturor dhe shpirtëror, bashkoi nën një çati ambasadorë të vendeve evropiane, ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, kryebashkiakë të komunave ku jetojnë arbëreshët, konsuj, studiues, albanologë dhe përfaqësues të politikës së vendit fqinj, të cilët në më shumë se katër orë ndoqën me vëmendje ajkën e historisë arbëreshe të më shumë se 5 shekuj trashëgimi.

“E rëndësishme pjesëmarrja e dy ministrave, sepse në prezencën e të gjithë të pranishmëve ishte kujdesi i institucioneve shqiptare. Ishte një kënaqësi e veçantë duke dëgjuar ambasadorët që morën pjesë, kështu që kjo pjesë e historisë e cila u vlerësua dhe nga trupi diplomatik dhe ngjalli shumë interes, për mua ishte një kënaqësi e veçantë”, u shpreh Majlinda Frangaj, ambasadore e Shqipërisë në Vatikan.

Një histori që mbahet gjallë dhe akoma më e rëndësishme që do të mbetet e tillë duke pasur pranë tokën amë. Ky takim nxori në pah pikërisht lidhjen e arbëreshëve me vendin e të parëve.

“Unë çdo vit kam promovuar historinë, kulturën arbëreshe, e për këtë vit mendova të bëjmë një konferencë mbi folklorin. Nuk mund të mos vendosja një koncert. Në këtë mënyrë lindi ideja e sfilatës me kostume arbëreshë, e nuk mund të mungonin prodhimet shqiptare”, shtoi Frangaj.

Eventi nisi me konferencën kushtuar zgjimit të Kulturës Identitare Arbëreshe gjatë shekullit të 18-të, ku pjesë e panelit ishin figura të shquara që kanë dhënë një kontribut të madh në ruajtjen dhe promovimin e folkorit, muzikës, letërsisë Arbëreshe, si dhe përfaqësues të politikës së dy vendeve.

“Për mua është një nder i madh të jem këtu, për të festuar bashkë këtë trashëgimi kulturore, shpirtërore dhe humane, me vlerë të jashtëzakonshme. Memoria e gjallë që buron nga Shqipëria, Italia dhe Kisha Katolike. Ngjarja e sotme bashkon njohjen, traditën, artin dhe shijen, e demonstron në mënyrë të jashtëzakonshme se si kultura i mbijeton kohës”, u shpreh Majlinda Frangaj, ambasadore e Shqipërisë në Vatikan.

“Domëthënëse të vihet re se teksti i veprave të apostujve nuk flet në mënyrë të përgjithshme për një grup të formuar nga popuj të ndryshëm, por i përmend një e nga një të gjitha traditat e veçanta kulturore. Kisha lind polifonike. Ajo nuk përpiqet të reduktojë gjithçka në një zë të vetëm, por mban së bashku zëra të ndryshëm”, u shpreh Federico Fiore, përfaqësues i Dikasterit për Kulturën dhe Edukimin pranë Selisë së Shenjtë.

“Në vitet e fundit, komunat arbëreshe kanë promovuar projekte kulturore, muzikore, gjuhësore dhe turistike, duke risjellë në qendër të vëmendjes identitetin tonë. Dhe, është kënaqësi që të gjitha projektet e mëdha do të zhvillohen së bashku me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, sepse kemi ende shumë për të bërë”, u shpreh Anna Madeo, konsulle nderi e Kalabrisë në Shqipëri.

“Eventi i sotëm shënon rolin e rëndësishëm që ka luajtur komuniteti italo-shqiptar në historinë kulturore dhe në atë letrare e politike të Shqipërisë, veçanërisht ajo e zgjimit të kulturës identitare gjatë shekullit të XVIII, të cilën e kemi propozuar ta quajmë ‘Rilindja e Parë’”, u shpreh Francesco Altimari, profesor i Albanologjisë, Universiteti i Kalabrisë.

Prezenca e dy ministrave të kabinetit tonë qeveritar në këtë event ishte padyshim shenjë pozitive dhe angazhimi që ky bashkëpunim ka nisur të marrë jetë me punë konkrete.

“Mënyra se si ata e ruajnë historinë, e mënyra se si respektohet në Itali, për të gjithë atë ndërveprim që po bëjmë tani deri në nivelet e një koncepti e cila shumë shpejt do të realizohet për një muze arbëreshë, në viset ku ndodhi dhe eksodi, por edhe shumë iniciativa të tjera që kanë të bëjnë me UNESCO…”, tha Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Të ruajmë lidhjet, të ruajmë produktet të cilat ne i kemi sjellë dhe sot këtu të përbashkëta, produktet tona autoktone, por edhe shkëmbimet që ne mund të kemi midis qeverisë italiane por edhe Shqipërisë”, u shpreh Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

Kuzeska: Kush i dha të drejtë Mickoskit të negociojë për të sjellë migrantë në vend, Maqedonia nuk ka mundësi të merret me këtë sfidë

"Mediat britanike me reputacion, si "The Times", raportuan se qeveria e Mickoskit është në bisedime me Britaninë e Madhe që Maqedonia të bëhet një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu