Ku mbetën ndryshimet kushtetuese dhe 20 përqindëshi?

Në seancën për pyetje deputetësh në Parlament, deputetja Arbana Pasholli nga Fronti Europian ngriti çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së emërtimit 20 për qind për gjuhën shqipe, duke kërkuar sqarime nga njëri prej liderëve të VLEN-it, Arben Taravari. Ajo e sfidoi atë për premtimet e bëra dhe për marrëveshjen me VMRO-DPMNE-në, ndërsa Taravari mbrojti qëndrimin e VLEN-it, duke theksuar se procesi kërkon kohë dhe se Qeveria aktuale do të realizojë ndryshimet e nevojshme

Ersan PAJAZITI

Shkup, 30 janar – A do ta mbajë premtimin VLEN për ndryshimet kushtetuese dhe për heqje të emërtimit 20% për gjuhën shqipe. Këto ishin pyetjet të cilat u diskutuan në seancën plenare për pyetje deputetësh. Arbana Pasholli nga Fronti Europian i parashtroi pyetje ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, për ta bërë të qartë nëse ka marrëveshje konkrete mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për ndryshimet kushtetuese, në të cilat do të mundësohej edhe heqja e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe apo do të mbetet vetëm, një premtim i parealizuar, shkruan gazeta KOHA.

“Gjatë një interviste keni thënë se në këtë mandat qeveritar, gjuha shqipe nuk do të jetë gjuhë e 20% dhe se ajo do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase. Ju besoj se e keni të qartë se për gjuhën shqipe duhet të ndryshoni pjesën normative të kushtetutës për gjuhën shqipe. Ju u zotuat edhe për ndryshimet kushtetuese, por nga e thëna në të bërë – ka shumë dallim. Çdo paparashikueshmëri krijon ankth dhe çdo shkelje e afateve shqetëson qytetarët”, theksoi deputetja Padsholli, e cila pyeti Taravarin se sa kohë do i duhet për të realizuar atë që ka thënë, ndërsa kritikoi atë për ndryshim të qëndrimeve dhe shkelje të premtimeve.

“Keni thënë se do tërhiqemi nëse humbim qoftë edhe me një votë, nuk hyjmë në Qeveri pa ndryshimet, kushtetuese, nuk janë bërë 100 ditë, na jepni 100 ditë. A keni marrëveshje me VMRO-DPMNE për ndryshimin e kushtetutës dhe për gjuhën shqipe?, pyeti Pasholli.

Në përgjigjen e tij Taravari, theksoi se eksponentët e BDI-së kur të parashtrojnë pyetje fillimisht duhet të analizojnë dhe të nisen nga ajo se çfarë kanë bërë ata. “Ne jemi Qeveri afër 7-8 muaj dhe e kemi thënë se do të insistojmë që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare. Në qoftë se pritni që kjo të ndodh për një apo dy muaj, se e shoh se në të gjitha gjërat jeni duke shpejtuar, ju ishit në pushtet shtatë mandate, prej 2002 ju premtoni se do ti filloni negociatat, premtoni dhe bënit foto se i fillojmë negociatat në vitin 2014, në vitin 2018… a ju kujtohen këto apo keni harruar? Prej vitit 2018 deri sot kanë kaluar shtatë vjet”, theksoi Taravari, i cili bëri me dije se faktori politik shqiptarë në Qeveri ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për integrimin e vendit në BE.

“Një prej pikave që kemi negociuar me VMRO-DPMNE-në ka qenë integrimi evropian dhe unë jam shumë i gëzuar se kryeministri angazhohet për integrimin evropian të vendit. Nëse ju keni formulë se si duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese – urdhëroni, nëse jo 0 heshtni, reformohuni! Unë gëzohen që kryeministri është i orientuar për integrimin e vendit në BE. Rrini rahat se ndryshimet kushtetuese do të bëhen shumë më mirë me këtë Qeveri, ndaj ju kisha lutur të jeni të qetë dhe të reformoheni dhe kur të kritikoni të tjerët, nisuni prej vetes. Unë besoj se kemi kapacitet si VLEN që edhe të ndryshojmë kushtetutën edhe të heqim 20 përqindëshin për gjuhën shqipe”, tha Taravari në përgjigjen e tij.

Deputetja Pasholli pyeti Taravarin edhe në lidhje me atë se a mendon që Komuna e Gostivarit, e cila udhëhiqet nga kuadër i partisë së Taravarit, të ndryshojë emrat e rrugëve në Gostivar apo atë nuk ua lejon kryeministri Mickoski.

“Si lider i krahut tuaj të Aleancës për Shqiptarët, sërish po ju pyes: A do ndërmerrni ndonjë hap për ndryshimin e emrave në Komunën e Gostivarit apo do të prisni sesi do të mbarojë saga e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, pasi dje e dëgjuam kryeministrin, njëherësh korrigjuesin e lapsuseve tuaj, se ka marrëveshje në Qeveri se nuk do të ketë ndryshim të emrave të rrugëve në Tetovë”, pyeti Pasholli.

Edhe në përgjigjen e tij të dytë, Taravari shfrytëzoi rastin t’i përmend Pashollit se BDI ka udhëhequr me komunat me vite të tëra dhe nuk ka iniciuar të ndërrohen emrat e rrugëve. Madje, sipas Taravarit, është e pakuptimtë që në një shoqëri multietnike të insistohet të ndërrohet emrat e rrugëve.

“Nuk e di pse jeni mërzit aq shumë, a i keni pasur komunat, ku i keni ndryshuar emrat e rrugëve. Në Gostivar sikur edhe në Tetovë, sikur edhe në Çair – ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me maqedonas, me turq, me romë, duhet së bashku me konsensus ti vendosim. Një rrugë quhet ‘Ferid Murad’, një rrugë quhet ‘Nëna Terezë’, një rrugë quhet ‘Toshe Proeski’, një rrugë quhet ndryshe, kështu duhet të jetojmë, të gjejmë një harmoni të brendshme. Të lëmë mendësinë e zotit Ahmeti dhe tuajën se si i perceptoni gjërat. Janë distancuar të gjithë nga ju, faktori ndërkombëtar, VMRO-DPMNE, LSDM”, theksoi Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shumica e institucioneve në Tetovë pa plan evakuimi

Zjarri tragjik në kabarenë Pulse në Koçan ka ngritur shqetësime të mëdha mbi kushtet e sigurisë në objekte të ndryshme në vend. Por duket...

Counter-Strike 2 më në fund theu rekordin e mbajtur nga CS:GO

Cunter Strike 2 më në fund ka arritur të kapërcejë numrat që CS:GO ka mbajtur me xhelozi për vite me radhë. Videoja e njohur CS:GO...

Artan Dika: Po zhvillohet një gjueti shtrigash për të mbuluar fajtorët e vërtetë të lidhur me VMRO-në

E lexova një analizë të detajuar të emisionit/portalit te njohur "360 gradë" ku sqarohet procedura e licencimit të klubeve të natës/diskotekave. Aty thuhet se...

Tateshi: Ministri i Shëndetësisë të merret me problemet themelore mjekësore, numri i personelit ka rënë në nivel kritik!

Mjeku Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, ka kritikuar qasjen që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka ndaj ngjarjeve...

Vazhdojnë tentativat për ta shndërruar tragjedinë e Koçanit në incident me prapavijë etnike!

Një reagim i fuqishëm ka ardhur pas një akti të papranueshëm dhe të dënueshëm të disa të rinjve adoleshentë maqedonas në Komunën e Butelit,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu