“Kryeministri më hajvan në histori”/ Shau Albin Kurtin live gjatë ndeshjes Juventus-Inter, komentatori kërkon ndjesë: E bëra me vetëdije!

Andin Lokaj, komentatori i ndeshjes Juventus-Inter, i cili u shpreh teksa po niste ndeshja se Albin Kurti është kryeministri më hajvan në histori, ka sqaruar situatën. Ai tha se ishte një gjë që e bëri me paramendim, pasi kompania dhe stafi i saj, Albin Kurti e kishte sulmuar gjatë zgjedhjeve, megjithatë ai i ka kërkuar ndjesë.

“Ata që më njohin e dinë shumë mirë çfarë personi kam dhe nuk kam asgjë kundër askujt, kjo ka qenë për kompaninë dhe punëtorët e kompanisë që gjatë zgjedhjeve janë sulmuar.

Kjo për secilin njeri është e papranueshme. Kam respekt për të gjithë dhe e pranoj që nuk ka qenë aspak e mirë ajo që kam bërë megjithatë kjo është bërë shkaku i respektit të kompanisë së pari dhe punëtorëve që punojnë për të, e cila vazhdimisht është sulmuar, nuk e di përse, nga Albin Kurti.

E kam bërë me vetëdije. Nga puna jam pezulluar, por unë do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti. Pas mbarimit të pjesës së parë mu dha urdhër që të mos vazhdoj në pjesën e dytë dhe unë e mora me shumë sportivitet”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: (V)LEN u demaskua, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – rruga drejt BE-së po mbyllet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas deklaratës publike të Kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke...

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Një shef furme (drejtor menaxhues) dhe imam i vetëshpallur nga Kosova është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për mashtrim dhe vepra të...

Aleanca për Shqiptarët nis procesin e ristrukturimit dhe përgatitjen e Kongresit të rregullt

Komisioni Qëndror i Aleancës për Shqiptarët ka mbajtur takim me kordinatorët e degëve, duke shënuar nisjen e procesit të ristrukturimit të brendshëm të partisë. Periudha...

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu