Kreshniku mbetet në paraburgim, ndërsa Kocevski thotë se nuk ka selektim!

Prokurorët publikë të cilët punojnë në hetimin e zjarrit në Koçan për momentin po marrin në pyetje dëshmitarë dhe palë të dëmtuara që dinë diçka për ngjarjen, ndërkohë që po koordinohen edhe me ekspertë në lidhje me hetimin, deklaroi Prokurori Publik Republikan, Lupço Kocevski dje para fillimit të seancës së Këshillit të Prokurorëve publikë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të zgjerohet hetimi ndaj zyrtarëve të policisë që ishin atë natë në diskotekën “Puls”, Kocevski tha se derisa të përfundojë hetimi – është i mundshëm zgjerimi, por thotë se kjo varet nga provat dhe nga ajo që do të ofrojnë prokurorët publikë. Megjithëse vetëm Kreshnik Bekteshi dhe Bekim makuti nga BDI janë në paraburgim nga ish-zyrtarët shtetëror, Kocevski thotë se nuk ka selektime në hetim.

“Prokuroria publike për krim të organizuar ka një procedurë për 14 ose 15 persona, për të cilët nuk janë përcaktuar masa paraburgimi. Nuk ka pasur selektime deri tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Siç e kam thënë tashmë, derisa të përfundojë hetimi, një zgjerim është i mundur, megjithatë kjo varet nga provat dhe nga ajo që do të ofrojnë prokurorët publik. Hetimi është fazë jashtëzakonisht e rëndësishme tani, prandaj nuk mund të ndaj informacione më të detajuara në lidhje me hetimet në vazhdim”, tha Kocevski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e mundur prolongim i procedurës, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një hetim të gjerë me një numër të madh të dyshuarish, Kocevski tha se, sipas tij, “procedura nuk do të prolongohet, duke marrë parasysh dinamikën aktuale të prokurorëve publik”.

“Për momentin ka prokurorë publik që punojnë edhe në Koçan edhe në Shkup, kështu që sipas dinamikës me të cilën punojnë, mendoj se nuk do të ketë problem për përfundimin e procedurës brenda afatit të caktuar”, tha Kocevski. I pyetur nëse po përballet me ndonjë presion në lidhje me mënyrën se si është zhvilluar hetimi, duke marrë parasysh faktin se partia në pushtet më parë kishte ndërmend të niste procedurat për shkarkimin e tij, Kocevski tha se që nga fillimi i hetimit, ai nuk është përballur me ndonjë presion apo kërcënim të mundshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu