Krenar Lloga: Kjo Qeveri nuk do ta kthejë emrin, por po rikthen regjimin, serbizmin dhe izolimin!

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur atë “antimaqedonase” dhe duke paralajmëruar një rikthim të rrezikshëm drejt politikave që e largojnë vendin nga rruga evropiane.

“Kjo Qeveri antimaqedonase emrin nuk do ta kthejë, POR: regjimin – PO, serbizmin – PO, izolimin – PO, emigrimin – PO, pasaportat bullgare – PO, propagandën anti-BE – PO, maqedonasin e varfër – PO!”, ka deklaruar Lloga.

Ky reagim i fortë vjen menjëherë pas raportit të fundit të Parlamentit Evropian, në të cilin shprehen shqetësime serioze për ndikimin serb në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut, përmes strukturave të lidhura me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas raportit:

“Maqedonia e Veriut po përjeton ndikime të theksuara nga ‘bota serbe’, të kanalizuara përmes aktorëve politikë vendas që po minojnë rrugën e saj drejt BE-së dhe po promovojnë narrative euroskeptike.”

Raporti përmend gjithashtu përhapjen e propagandës anti-BE dhe paralajmëron se klima politike po largohet nga vlerat demokratike të unionit. Kjo është parë si një pasqyrim i thellimit të ndikimit gjeopolitik të Serbisë dhe Rusisë në rajon, në një kohë kur integrimi evropian i Ballkanit është sërish në fokus.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu