Krenar Lloga: AKI fituese në Strugë me 7,587 vota- përballë Vlen-it me vetëm 4,056 vota

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komuna e Strugës, ku subjekti Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dalë fitues i parë me 7,587 vota, që përbën 28,80% të votave të përgjithshme.

Sipas rezultateve zyrtare, lista e udhëhequr nga Fatoni ka siguruar tetë këshilltarë komunalë, duke u renditur dukshëm përpara Koalicionit VLEN, i cili ka marrë vetëm 4,056 vota ose 15,41%.

Në reagimin e tij, Lloga ka theksuar se ky rezultat është “baza më e mirë për fitoren e Dr. Arsimit pas dy javësh”, duke nënvizuar se pason një periudhë e re angazhimi për qytetin e Strugës.

“Na presin dy javë plot sfida e punë për Strugën, #bashkë do ja dalim,” – ka shkruar Lloga.

Rezultati i AKI-së në Strugë shihet si një fitore e qartë politike dhe një sinjal i fortë për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-reisi Sulejman Rexhepi uron Izet Mexhitin: Urime, miku im Izet Mexhiti

Ish-reisi i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka uruar publikisht kandidatin e koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, pas fitores së tij...

Ndonëse në vota popullore AKI doli e para, Bashkim Bakiu me krerët e VLEN–it kërkojnë dorëheqjen e Ahmetit

Bazuar në numrin e komunave të fituara dhe komunat në të cilat po shkojmë në rrethin e dytë, fituesi politik i këtyre zgjedhjeve...

“Trazohet” LDK-ja – Reagime pas kundërshtimit të koalicionit në Vushtrri: “Vetëvendosje, së paku, nuk i ka vrarë veprimtarët e LDK-së”

Mbase brenda LDK-së po “zihet” diçka! Në Vushtrri sot u arrit një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe...

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli...

Kandidatët e AKI-së në Shkup falenderojnë të gjithë ata që i kanë mbështet!

“Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, mbetet nder dhe privilegj që në këtë fushatë të kemi qenë bashkë me , , personalitete me vizion të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu