Krasniqi mohon se informacionet që i përkisnin Zbulim-Kundërzbulimit ia përcillnin Kadri Veselit

Dëshmitari Naser Krasniqi tha se sektori i Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ) ka qenë pothuajse fiktiv dhe që ato pak informacione që kanë ardhur nuk i janë përcjellë Kadri Veselit si shef i këtij sektori në UÇK.

Fillimisht, Krasniqi në intervistë për ZPS-në e kishte përshkruar rolin e tij si udhëheqës i ZKZ-së në Brigadën 121 si fiktiv, pasi emërimi i tij ishte vetëm për përmbushjen e strukturës formale dhe organogramit të UÇK-së. Edhe sot, në sallën e gjyqit dëshmitari e pohoi një gjë të tillë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari Krasniqi kishte thënë se detyra e çdo shërbimi inteligjence është që të mbledhë informacion dhe kjo ishte më shumë si përshkrim në organogramën e UÇK-së në atë kohë. Kishte shtuar se nuk kishte kapacitete sa u takon veprimeve konkrete në këtë shërbim.

Krasniqi kishte thënë se edhe në rastet kur kanë mbledhur ndonjë informatë të caktuar, e kanë përcjellë. Megjithatë, ai kishe shtuar që sa i kujtohet nuk kishte marrë ndonjëherë ndonjë informacion të rëndësishëm, pasi sipas tij kishin mundësi të kufizuara.

“Më kujtohet që e kam thënë një gjë të tillë”, tha dëshmitari, duke shtuar se edhe informacionet që janë sjellë në njësi nuk kanë qenë të rëndësishme dhe në rast që nuk do vinin këto pak informacione, shërbimi do të quhej fiktiv.

“Nuk ka qenë ndonjë informacion që i takon nivelit të shërbimeve informative apo Zbulim-Kundërzbulimit”, tha ai.

Krasniqi pohoi që në rast se merrej ndonjë informacion i tillë, i përcillej komandantit të Brigadës që në atë kohë ishte Haxhi Shala dhe nuk e kalonin më tej në hierarki.

Krasniqi u përgjigj me ‘pajtohem’ kur u pyet se a është e saktë të thuhet që informacionet nuk i janë përcjellë drejtpërdrejtë Kadri Veselit që ishte shef i ZKZ-së.

Dëshmitarit iu prezantua një vendim dhe ai mohoi se ka nxjerrë vendime të ngjashme që emëronin persona të caktuar për pozita të caktuara.

“As si komandant i ZKZ-së e as si komandant i Togut të Policisë Ushtarake. Konsideroj që është hera e vetme që është lëshuar ai vendim. Nuk do të thotë që emërtimi është i saktë. Këtu janë disa detyra që janë dhënë skuadrës së Policisë Pshtarake në Bellanicë për ruajtjen e rendit në ato rrethana”, tha dëshmitari.

Krasniqi: E vlerësoj kontributin e Selimit për lirinë, liroi të ndaluarit në rastin e Krojmirit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Geoffrey Robert i cili përfaqëson Selimin, dëshmitari tha se atë (Selimin) e vlerëson për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës si dhe ishte vetë ai që urdhëroi lirimin e të ndaluarve në rastin e Krojmirit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“E vlerësoj lartë zotin Selimi për kontributin e dhënë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Në kontekstin e rrethanave të kohës, zoti Selimi mund të ketë bërë gjënë e duhur që i ka liruar të ndaluarit. Unë nuk jam këtu për ta vlerësuar një gjë të tillë. Unë jam këtu për të dëshmuar me korrektësi për atë që kam parë dhe që kam dëgjuar”, tha ai.

“Ai mund të ketë bërë veprimin e duhur se ne kemi qenë ata që i kemi ndaluar ata persona, zoti Selimi i ka liruar ata persona”, tha dëshmitari.

Krasniqi mohoi se ka pasur ndonjë vendim me shkrim për lirimin e këtyre personave.

“Lirimi i tyre ka ndodhur në mënyrë verbale. ‘Këta duhet të lirohen’ dhe stafi i qendrës së mbajtjes i ka liruar. Kaq”, tha Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi mohoi se ka kundërshtuar lirimin e ndonjë personi në këtë rast ose në raste tjera.

“Nuk ka qenë detyrë e imja të kundërshtoj dhe nuk mendoj që është rregull që dikush që është më poshtë të kundërshtojë dikë që është pak më lartë sepse në fund të fundit në kontekst të rrethanave unë kam menduar që ai bëri veprimin e duhur”, tha Kransiqi.

Gjatë dëshmisë, dëshmitari tha se nuk ka pasur praktikë standarde se si duhet të veprohet në raste të tilla përveç udhëzimeve që i ka dhënë Sokol Dobruna.

Naser Krasniqi pohoi se përveç Sokol Dobrunes, nuk kishte të emëruar tjerë në Gjykatën Ushtarake.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zekolli: BDI dhe VLEN nuk kanë energji politike, morën atë që meritonin

Sipas analistit Arsim Zekolli, në zgjedhjet e fundit lokale të gjithë morën atë që meritonin. Siç tha Zekolli për TV21, BDI për herë të...

VLEN sqaron procedurën e tenderit për Sheshin “Skënderbeu”

Koalicioni VLEN ka reaguar pas disa shkrimeve mediale që pretendonin se është anuluar procedura e prokurimit për fazën e tretë të projektit “Sheshi Skënderbeu”,...

Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të qëndrojë sot për vizitë në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK. Burimet e...

Gjykimi për zjarrin në Koçan, provë për gjyqësorin dhe besimin në drejtësi

Gjyqi për një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e kohëve të fundit të Maqedonisë së Veriut - zjarri në klubin e natës...

Juventusi e merr me aeroplan privat Edon Zhegrovën nga Prishtina

Juventusi ka dërguar aeroplan privat për ta marrë Edon Zhegrovën. Gjiganti italian menjëherë pas ndeshjes Kosovë – Zvicër e kishte gati aeroplanin, me të cilin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu