Kovaçevski për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Është gjuha e vëllait tim!

Duke respektuar gjuhët e ndryshme konfirmojmë se jemi shoqëri multietnike funksionale, shembull në rajon dhe Evropë. Këtë e ka theksuar sot kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në Akademinë Solemne të sotme me rastin e 115 vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kryeministri tha se gjuha shqipe nuk është gjuha e tij amtare, por megjithatë ai shkon shumë mirë me shqiptarët, pasi siç theksoi, “është gjuha e vëllait tim”.

“Sot është një ditë e madhe për shqiptarët tanë dhe një ditë e madhe për historinë tonë të përbashkët… Me njësimin dhe standardizimin e alfabetit të shqipes, u hap rruga që shkrimi shqip të bëhej pjesë e thesarit të pasur të trashëgimisë kulturore botërore”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se në këtë vend me shekuj janë ushqyer dhe ushqehen gjuhë, fe dhe kultura të ndryshme. Ai tha se një nga veçoritë më të rëndësishme të njohura të Republikës së Maqedonisë së Veriut është karakteri i saj multietnik dhe multikonfesional.

Kovaçevski theksoi se në këtë vend me shekuj janë ushqyer dhe ushqehen gjuhë, fe dhe kultura të ndryshme. Ai tha se një nga veçoritë më të rëndësishme të njohura të Republikës së Maqedonisë së Veriut është karakteri i saj multietnik dhe multikonfesional.

“Edhe pse jo të gjithë flasim të njëjtën gjuhë, historia jonë, rrënjët tona janë të ndërthurura dhe të ndërlidhura. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por në të njëjtën kohë të njëjtë që ndajmë të njëjtat sfida… Vazhdojmë të ndërtojmë një vend ku gjuha amtare ushqehet në shkolla, komuna dhe spitale. Po krijojmë hapësirë ​​për fuqizim dhe valorizim edhe më të madh të vlerave etnike, po i japim hapësirë ​​bashkëjetesës, jo paragjykimeve”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, respektimi i diversitetit është parakusht për ndërtimin e një shteti demokratik.

“Prandaj kemi marrë një sërë masash në drejtim të mbështetjes dhe ruajtjes së gjuhës amtare duke themeluar institucione për promovimin e gjuhës amtare”, tha Kovaçevski.

Urime për 22 Nëntorin dërguan edhe presidenti dhe kryetari i Kuvendit.

Presidenti Stevo Pendarovski uroi ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke thënë se bashkëjetesa është fryt i besimit i cili zë rrënjë atëherë kur njerëzit e respektojnë dhe e mbështesin identitetin e tjetrit.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nga ana tjetër tha se si politikanë përgjegjës, kanë për obligim të ruajnë dhe të përsosin në çdo hap amanetin e përhapjes së gjuhës shqipe.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj qëndroi sot në Manastir në kuadër të manifestimit për 115-vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Begaj i shoqëruar nga liderët shqiptarë vendas foli edhe për rëndësinë e Muzeut të Manastirit, duke i kujtuar autoritetet vendase neglizhencën e treguar deri më tani ndaj muzeut dhe imazhin që reflekton godina e muzeut tash e disa vite.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. Ndër delegatët më të shquar ishin Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Më 22 nëntor mbushen 115 vite nga Kongresi i Manastirit, nisma kishte ardhur falë konstatimit se njësimi i alfabetit ishte aq i nevojshëm saqë përveç problemit arsimor dhe kulturor kishte kaluar edhe në problem politik për të cilin kërkonte zgjidhje Lëvizja Kombëtare aso kohe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blero martohet për herë të tretë – këto janë martesat e tij ndër vite

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Çifti ka...

‘Rama’, ‘Trump’, ‘Putin’, persona me maska ushtarake dhe flamur serb në karnavalin e Vevçanit (Foto)

Nusja dhe dhëndri, djajtë, Budallenjtë e Gushtit dhe “Fisi Shumëngjyrësh” nga Afrika morën jetë në rrugët e Vevçanit. Nën diellin e dimrit dhe në...

Gjakovë: Vëllai i dehur sulmon vëllanë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Lidhur me rastin...

Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti

Deri sa të jem në krye të Lëvizjes Besa dhe të VLEN-it, nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit, tha Bilall...

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedonin e Veriut, vetëm Filipçe nuk do të marrë pjesë

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu