Kostoja e një dasme – Sa shpenzohet për të organizuar një natë të paharrueshme?

Dasmat janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e çdo individi dhe familjeje. Traditat dhe kultura e veçantë e festimit të kësaj dite të veçantë kërkojnë një përgatitje të kujdesshme dhe një buxhet të konsiderueshëm. Por sa shpenzohet vërtet për një dasmë?

Pamja e nuses kërkon kujdes të veçantë. Pyetem në sallonet e bukurisë për rregullimin e një nuse dhe na thanë se çmimet variojnë nga 250 deri në 1,000 euro, varësisht nga salloni.

Një fustan nusërie varionë nga 500 deri në 5,000 euro, në varësi të dizajnit, materialeve të përdorura dhe markës. Disa nuse zgjedhin të marrin me qira fustanin, duke ulur kështu shpenzimet në 200 deri në 1,000 euro. Edhe kostumi i dhëndrit varionë nga 200 deri në 2,000 euro. Ari është një tjetër element i rëndësishëm në një dasmë. Çmimi i arit për nusen mund të arrijë deri në disa mijëra euro. Mesatarisht, çiftet shpenzojnë rreth 3,000 deri në 10,000 euro për ari.

-Sa kushton kompleti më i lirë?
-Prej 1500 euro fillon deri në 5 mijë.

-Cila shitet më shumë 5 mijëshi apo 1 mijë euro?
-Mesatare, 2000, 2500,3000, varësisht.

Pjesa më e madhe e buxhetit të një dasme shkon për restorantin. Mesatarisht, çmimi për person varion nga 15 deri në 40 euro, në varësi të menusë së zgjedhur dhe shërbimeve të ofruara. Për një dasmë me 250 të ftuar, kjo mund të përkthehet në një shpenzim mesatar prej 5000 euro.

Rëndësi të madhe në dasëm, gjithmonë i kushtohet edhe atmosferës, këngëtarit dhe muzikës. E për këtë me disa këngëtarë të cilët biseduam edhe pse nuk deshën të flasin para kameres na treguan se çmimet për një grup muzikor variojnë nga 2,000 deri në 5,000 euro.

Ruajtja e kujtimeve të një dasme është po aq e rëndësishme sa dhe vetë dita e dasmës. Çmimet për shërbimet e xhirimit dhe fotografisë variojnë 200 deri 1500 euro. Harxhim bëhet edhe për dekorimin e tavolinës së çiftit që kushton rreth 200 euro.
Duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet kryesore dhe ato të voglat, mund të bëjmë një përllogaritje se për një dasmë mesatare ju duhen rreth 15 mijë euro.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu