Kostadinovski: Seanca përgatitore mund të mbahet në fillim të marsit, i pëlqen apo jo dikujt ne do të sjellim vendim

“I pëlqen apo jo dikujt, ne do të sjellim vendim për këtë lëndë”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në konferencën e sotme për media. Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe të gjatë kemi qenë dëshmitarë të një dhune politike të pashembullt, ndikim, presione në një farë mënyre dhe shantazh të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është rezultat i mungesës së theksuar të kulturës elementare politike, për të mos përmendur kulturën kushtetuese, tha Konstadinovski, transmeton Portalb.mk.

“E kam thënë disa herë që nuk do të lejoj që Gjykata Kushtetuese të shantazhohet nga askush dhe nuk do të lejoj që ajo të jetë nën presion dhe kërcënime nga askush. Kushdo që mendon se shteti i së drejtës, shteti ligjor do të pengohet nga ndikimet dhe manipulimet politike, të mos provojë fare. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Gjykata Kushtetuese ka kompetenca të qarta, të dala nga Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese është gardiane e Kushtetutës dhe e mban atë në atë formë siç është”, theksoi Kostadinovski.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese shtoi se nuk dëshiron të komunikojë dhe debatojë me politikanët, por thekson se ata janë të detyruar t’u drejtohen në një farë mënyre qytetarëve dhe t’u sigurojnë atyre pavarësi dhe paanshmëri.

Ai theksoi se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk do që askush ta perceptojë si dobësi apo nënshtrim ndaj ndonjë presioni.

“Po vazhdojmë me punën në atë lëndë (Ligji për përdorimin e gjuhëve). Është çështja më e vjetër në këtë gjykatë, më shumë se pesë vjet, dhe vendimi ynë i sotëm duhet të interpretohet si akti përfundimtar i qasjes së përgjegjshme dhe respekti dhe detyra më e lartë ndaj qytetarëve, për të mos lejuar që ata të manipulohen dhe gënjehen nga politikanët”, tha Kostadinovski.

Kujtojmë se pas diskutimeve të gjykatësve kushtetues, gjykata votoi që të mbahet seancë përgatitore me qëllim dëgjimin e shumë palëve, ekspertëve juridik në këtë rast, që mund të shprehin këndvështrime të ndryshme rreth Ligjit në fjalë. Tani për tani, nuk dihet data e saktë për mbajtjen e seancës përgatitore.

Gjykatësja Elizabeta Dukoska ka kërkuar seancë përgatitore, ku do të ftohen ekspertë nga jashtë dhe do të shqyrtohen në detaje të gjithë pjesët e Ligjit për Gjuhët, me qëllim sqarimin e saktë të gjendjes faktike dhe juridike.

Sipas kryetarit të gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski propozimi duhet pranuar për ta bind opinionin për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

Nga ana tjetër gjykatësja Dobrilla Kacarska është shprehur kundër këtij lloji të seancës, sepse, sipas saj, gjykata është ajo që duhet ta thotë fjalën përfundimtare, sepse është çështje juridike dhe jo mendim për ndonjë lëmi tjetër.

Ana Pavllovska Daneva ka përkrahur propozimin që të ketë seancë përgatitore. “Unë jam 20 vjet eksperte e Kushtetutës, por ka fusha që unë s’i di, dhe nuk është negative nëse kemi rastin të dëgjojmë edhe profesorë tjerë të Kushtetutës dhe t’i dëgjojmë argumentet e tyre. Fundja, jemi gjykatë dhe duhet t’i dëgjojmë të dy anët. Pse mbahen seancat përgatitore? Për t’i dëgjuar dy anët”.

Seanca e Gjykatës Kushtetuese ka nisur në mungesë të dy gjykatësve shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Në fillim te seancës gjykatësi Fatmir Skender ka kërkuar që seanca të shtyhet për dy javë, ku prezent do të jenë edhe dy gjykatësit shqiptarë dhe përbërja e gjykatës do të jetë e plotë.

Propozimi i gjykatësit Skender është votuar kundër, ky i fundit ka lëshuar seancën, ndërsa ajo vazhdoi pa prezencën e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu