Faqja ndërkombëtare World News ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit PANZERFAUST 3 nga Gjermania.
Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.
Panzerfaust 3 ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Panzerfaust 3 përdoret nga të paktën 11 shtete
