Kos ofrohet për ndërmjetësim mes Shkupit dhe Sofjes: Punojmë për të thjeshtuar procedurat për aderim në BE

Eurokomisarja Marta Kos u ofrua për ndërmjetësim mes Shkupit dhe Sofjes. Në dëgjimin në Parlamentin Europian Kos duke folur për vendet kandidate, theksoi se Komisioni Europian punon me vendet kandidate për t’i thjeshtuar procedurat aderuese. Qëllimi sipas Kosit është që të pengohet që kontestet dypalëshe ta vështirësojnë zgjerimin e Unionit.

“Me Maqedoninë e Veriut, qëllimi ynë politik është që t’i hapim negociatat me klasterin Fondamentet, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Për këtë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë të bisedojnë në mënyrë të vëllimshme dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje dypalëshe. Unë jam këtu për ta lehtësuar këtë proces nëse kjo nevojitet”, tha Marta Kos, Eurokomisare për Zgjerim.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk u përgjigj konkretisht nëse ka konfirmim nga pala bullgare për takim mes përfaqësuesve të dy vendeve gjatë samitit të NATO-s në Hagë. Pritet që takimi i tillë të mbahet në praninë e krerëve europianë.

“Nuk mund t’ju them saktë, por është e qartë se jo vetëm këtu, jo vetëm në Bruksel, jo vetëm në disa kryeqytetet…bisedohet për këtë”, shtoi Gordana Siljanovska-Davkova, Presidente.

Davkova e komentoi edhe Raportin e raportuesit në Parlamentit Europian, Tomas Vajc në të cilin theksohet ekzistimi i gjuhës dhe identitetit maqedonas. Presidentja pret që teksti të votohet.

“Në të kundërtën kjo do të flasë keq për kapacitetin demokratik të Parlamentit Europian”, thekosi Gordana Siljanovska-Davkova, Presidente.

Debati mbi tekstin fillon nesër. Përndryshe Davkova e vlerësoi si ofenduese Rezolutën e cila kohë më parë u votua në Kuvendin bullgar me të cilën qartë thuhet se autoritet bullgare nuk duhet të lëshojnë pe në lidhje me atë që është dakorduar me propozimin francez.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hollbruk ishte në Tanushë gjatë fillimit të luftës në vitin 2001, ish-komandanti i UÇK-së zbulon detaje (FOTO)

sh-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – i njohur si “Komandant Hoxha” përmes një postimi në rrjete sociale ka nxjerrë për herë të parë në...

Jackie Chan Dhuron Pasurinë për Bamirësi – Djali i Tij Nuk Trashëgon Asgjë

Aktori legjendar Jackie Chan ka deklaruar se do të dhurojë të gjithë pasurinë e tij, e cila kap vlerën e rreth 400 milionë dollarëve,...

Vra*sje mons*truoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i mas*akruar, pa kokë dhe i djegur

Vrasje monstruoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i masakruar, pa kokë dhe i djegur Shkruar nga Newsbomb Vrasje monstruoze! Trupi i eskortës 30-vjeçare gjendet i masakruar, Grupi...

Muzeu holandez shfaq “prezervativin” 200-vjeçar

Një prezervativ i rrallë nga shekulli XIX, që besohet se është prodhuar nga apandesiti i një deleje dhe që mund të ketë shërbyer si...

Një njësi zgjedhore, e dëmshme për shqiptarët!

Debati për ndryshimin e modelit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka marrë vrull pas propozimit të kryeministrit Hristijan Mickoski që vendi të kalojë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu