Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë, përplasje ndërpartiake, akuza dhe dezinformata.
Nga deti i lajmeve në eter, njëri pati peshë të veçantë. Nën petkun e një “ekskluzive”, portali Fol.mk më 23 tetor publikoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, do të tërhiqej nga politika pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Burime në BDI tregojnë se ai tashmë ua ka komunikuar këtë vendim disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, ndërsa është konsultuar edhe me partnerë nga Shqipëria dhe Kosova. Pritet që ky vendim të bëhet publik pas rrethit të dytë të zgjedhjeve, për të mos u shkaktuar dëm kandidatëve të BDI-së që garojnë në rrethin e dytë”, shkroi Fol.mk.

Ky lajm u transmetua nga pothuajse të gjitha mediat vendore. Një ditë më pas, atëherë zëdhënësi i integristëve, Arbër Ademi, duke e quajtur lajmin dezinformatë, mohoi se Ahmeti do të tërhiqej nga skena politike. Së fundmi, më 20 dhjetor, në Kongresin e BDI-së, si kandidat i vetëm në kongresin e pestë të partisë, Ali Ahmeti u rizgjodh lider i kësaj partie opozitare.

Analiza e teksteve të publikuara nga media Fol.mk tregon një ton kritik dhe sulmues ndaj BDI-së dhe një ton informues e pozitiv për politikat e koalicionit qeverisës VLEN. Si kolumnist i medias paraqitet koordinatori nacional për komunikim dhe media i emëruar nga Qeveria, Latif Arifi. Media transmeton edhe paraqitjet e tij televizive dhe qëndrimet lidhur me zgjedhjet, duke kritikuar politikat e opozitës BDI.

Megjithatë, emri i Latif Arifit lidhet me median edhe në një kontekst tjetër. Botues i portalit Fol.mk është kompania FOL MEDIA DOOEL Tetovë, drejtues i së cilës që nga qershori 2025 është Ilir Arifi. Më herët, deri në fillim të qershorit 2025, si pronar dhe drejtues në Regjistrin Qendror ishte i regjistruar pikërisht emri i Latif Arifit. (ontarget.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Lefterije” një emër jo maqedonas në familjen e heroit Kuzman Josifoski – Pitu

Emri Lefterije është emër femëror me rrënjë greke/ballkanike, i lidhur me formën Lefter, që vjen nga greqishtja Eleftherios (Ελευθέριος), me kuptimin “i lirë”. Në përdorim,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente...

Taksisti nga Shkupi “rrjep” dy shtetas të Turqisë: për 2 km rrugë u merr mbi 5 mijë denarë dhe i dëbon nga vetura

MPB njofton se mbrëmë vonë, në ora 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu