“Kontrolli i plotë” në veri bie në tokë: Kryetari serb i Zubin Potokut heq flamurin e Kosovës dhe fotografinë e Presidentes

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, ka larguar flamurin e Kosovës dhe fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij zyrtare. Kjo u bë e ditur përmes një fotografie të publikuar nga Lista Serbe në Instagram, ku shihet qartë se simbolet shtetërore mungojnë në hapësirën e institucionit komunal.

Ky veprim ka ngritur shqetësime serioze për respektimin e rendit kushtetues dhe integritetit shtetëror në komunat me shumicë serbe në veri.

Vetëm disa ditë më parë, ish-kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri, deklaroi për Klan Kosova se heqja e simboleve shtetërore përbën shkelje të pastër ligjore dhe se secila komunë e Republikës së Kosovës është e detyruar t’i mbajë dhe respektojë ato.

A po bie poshtë narrativa e Qeverisë Kurti për “integritet të plotë” në veri?

Ky incident ka hapur debate të reja politike dhe publike mbi qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj veriut gjatë katër viteve të fundit.
Qeveria Kurti ka promovuar vazhdimisht idenë se komunat në veri po “integrohen”, se ligjshmëria po konsolidohet dhe se institucionet po fitojnë kontroll të plotë.

Por veprime të tilla – si heqja demonstrative e simboleve shtetërore nga kryetarë të komunave të zgjedhur përmes sistemit të Kosovës – kanë nxitur kritika se narrativa e Qeverisë është duke u rrëzuar përballë realitetit në terren.

Opozita dhe analistët kanë reaguar duke thënë se ky është edhe një sinjal tjetër se instrumentet e shtetit në veri vazhdojnë të jenë të brishta, ndërsa Lista Serbe po e sfidon hapur autoritetin e Prishtinës.

Ndërkohë, institucionet qendrore ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim të detajuar për rastin, ndërsa qytetarët presin veprime konkrete në mbrojtje të simboleve dhe rendit kushtetues.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu