Konsultimet për formimin e Qeverisë së re, Kurti takon Rashiqin

ën e Qeverisë së Kosovës.“Përgjatë diskutimit, ministri Rashiq e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm edhe në mandatin e ardhshëm”- njofton Zyra e Kryeministrit, më 02.04.2025.Siç njoftohet, Rashiq ka shprehur vullnetin për vijimin e “bashkëpunimit efikas dhe të frytshëm” edhe në katër vjeçarin e ardhshëm, për të arritur së bashku “suksese dhe punë të mbara në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”.Kurti vazhdimisht është shprehur që Qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joshumicë.Kreu i LVV-së Albin Kurti po synon që Qeverinë ta formojë pa bashkëpunuar me partitë opozitare. Mirëpo, edhe pse janë certifikuar zgjedhjet, Kurti nuk ka pranuar të japë përgjigje se si do të arrijë t’i bëjë 61 deputetë për ta formuar Qeverinë.Në bazë të rezultateve të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 posti i Kryetarit të Kuvendit i takon LVV-së.Sipas këtij rezultati, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave, duke i siguruar 48 deputetët në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave apo 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë.Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë, 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit.10 deputetët e tjerë do të jenë nga komunitetet e tjera joshumicë.Dy deputetë i ka Kosova Demokratik Turk Partisi dhe me nga një deputet janë partitë: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu