Konfiskohen 7.800 euro të padeklaruara në Bllacë

Dogana e Maqedonisë njofton se është parandaluar futja e paligjshme e devizave në vendkalimin kufitar Bllacë në vlerë prej 7.800 euro, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri është zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara

“Personi është shtetas i Maqedonisë i cili udhëtonte me veturë me targa çeke. Në pyetjen e inspektorëve të doganës nëse ka diçka për të denoncuar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ndërsa automjeti është kontrolluar, ku në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9.800 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro, të cilat qytetarët e Maqedonisë mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i raportuar, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar”.

“Ndaj personit është ngritur kallëzim për vepër penale në valutë.

Dogana njofton qytetarët se gjatë daljes nga vendi mund të sjellin para efektive të huaja në shumën prej 2 mijë euro për person. Nëse kanë valutë mbi 2 mijë euro, janë të detyruar ta denoncojnë në organin doganor duke paraqitur konfirmim nga banka ose këmbimore. Nuk lejohet nxjerrja e valutës mbi 10 mijë euro”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Djali i ish-presidentit falenderon Abdixhikun “për punën e mirë që po bën në trashëgiminë” e Rugovës

Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova homazhe tek varri i të atit në 20-vjetorin e vdekjes së tij bëri edhe me shoqërimin e...

Muhamet Hamiti: Kurti ka udhëhequr Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës

Muhamet Hamiti ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se ai ka drejtuar, sipas tij, Qeverinë më të korruptuar në historinë...

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi...

Vajza e Trumpit, Ivanka në Shqipëri – shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO)

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Shqipëri. Ajo ka shkuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe...

Trump: Irani do të zhduket nëse tenton të më vrasë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” nëse Teherani do të orkestronte vrasjen e tij, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu