Komuna e Çairit dhe Komuna e Tetovës shpallin ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie për ditën e hënë, më 1 dhjetor 2025, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Vendimi u miratua sot në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, duke reflektuar pikëllimin e thellë të komunitetit për humbjen e artistit që la gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare.

“Sot u miratua vendimi për shpalljen e ditës së zisë më 1 dhjetor 2025 në territorin e komunës sonë. Ky vendim pasqyron pikëllimin e komunitetit tonë për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Edhe Komuna e Tetovës, në nderim të figurës së Kasapit dhe ndikimit të tij në kulturën muzikore shqiptare, ka shpallur ditë zie, duke u bashkuar me qytetarët që po i japin lamtumirën e fundit këngëtarit.

Ndërkohë, të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet një mbledhje komemorative. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë familjarë, miq, qytetarë dhe artdashës të shumtë.

Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten në ambientet e Teatrit Shqiptar, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të lënë një mesazh ngushëllimi për artistin.

Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi me publikimin në Fletën Zyrtare të komunave përkatëse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu