Komuna e Çairit dhe Komuna e Tetovës shpallin ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie për ditën e hënë, më 1 dhjetor 2025, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Vendimi u miratua sot në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, duke reflektuar pikëllimin e thellë të komunitetit për humbjen e artistit që la gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare.

“Sot u miratua vendimi për shpalljen e ditës së zisë më 1 dhjetor 2025 në territorin e komunës sonë. Ky vendim pasqyron pikëllimin e komunitetit tonë për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Edhe Komuna e Tetovës, në nderim të figurës së Kasapit dhe ndikimit të tij në kulturën muzikore shqiptare, ka shpallur ditë zie, duke u bashkuar me qytetarët që po i japin lamtumirën e fundit këngëtarit.

Ndërkohë, të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet një mbledhje komemorative. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë familjarë, miq, qytetarë dhe artdashës të shumtë.

Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten në ambientet e Teatrit Shqiptar, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të lënë një mesazh ngushëllimi për artistin.

Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi me publikimin në Fletën Zyrtare të komunave përkatëse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

Ziadin Sela e dërgon “Safe City”-n në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela njoftoi sot në konferencë për media se ligji “Safe City” tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai nuk zbatohet në të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu