Kompania e themeluar vitin e kaluar me vetëm 2 të punësuar përfitoi tenderë miliona euro

Një kompani e vogël e teknologjisë, e themeluar vetëm para një viti, ka fituar disa tenderë të mëdhenj nga institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë katër kontrata nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, tregojnë dokumentet publike.

“Digital One”, e cila u regjistrua në gusht të vitit të kaluar si firmë për tregti me shumicë të pajisjeve dhe shërbimeve informatike, është në pronësi dhe nën menaxhimin e Kristian Arsovskit, ekonomist i diplomuar. Kompania ka siguruar deri tani gjashtë kontrata publike, përfshirë një marrëveshje kornizë për licenca softuerike me vlerë mbi 8 milionë euro, e vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas kontratës së fundit, vlerat vjetore të shpenzimeve përfshijnë 1 milion denarë për vitin 2025, 139 milionë denarë për 2026 dhe nga 140 milionë denarë për vitet 2027 dhe 2028.

Më 14 maj, kompania nënshkroi kontratat e para me sektorin publik – dy marrëveshje të mëdha me Sekretariatin e Qeverisë, me vlerë pothuajse 11 milionë euro dhe 10 milionë euro, për furnizim me pajisje informatike, pjesë këmbimi dhe material harxhues.

Më 3 shtator, “Digital One” dhe Sekretariati nënshkruan një kontratë tjetër për licenca softuerike dhe komponentë harduerikë për një platformë të nënshkrimit dixhital për serverë dhe klientë. Më 26 shtator, Ministria e Administratës Publike nënshkroi edhe një kontratë me kompaninë, me vlerë 1.7 milionë denarë, për furnizim me pajisje kompjuterike.

Edhe pse u themelua në mesin e vitit, kompania pati një vit financiar të suksesshëm: “Digital One” realizoi të ardhura prej 25 milionë denarësh dhe një fitim neto prej 1 milion denarësh në vitin 2024. Të dhënat më të fundit tregojnë se kompania ka vetëm dy të punësuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu