KOMENT/ “Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë” – Izeti në botën e çudirave

“Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë”, kështu e nis një postim në profilin e tij në Facebook Izet Mexhiti.
Në postimin e tij ai ka radhitur disa raste të ndodhura në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së, shkruan InfoShqip.
Në Vazhdim postimi i plotë i Mexhitit:
“Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!
Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Alfa’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vra Harun Aliu – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Monstra’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me burg të përjetshëm Sokoli me shokë – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë 16 qytetarë në autobusin e ‘Durmo turs’ – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj COVID spitali në Tetovë dhe vdiqën 14 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj autobusi i ‘Besa trans’ dhe u dogjën të gjallë 45 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
Asnjëra nga këto tragjedi nuk është zbardhur deri më sot. Asnjë zyrtar i shtetit nuk ka dhënë doreheqje për arsye morale ose politike. Askush nuk është thirrur në përgjegjësi para ligjit. Kryeministra kanë qenë Cërvenkovski, herë Buçkovski, herë Gruevski, herë Zaevi, herë Dimitrovski, herë Kovaçevski. E BDI – ka vazhduar të qëndrojë e heshtur në pushtet.
Prandaj sot, kur pa pikë turpi marrin hov e dalin nëpër foltore e bëjnë show për estradë, dua t’i porosis vetëm një gjë:
Koha e BDI-së ka kaluar. Sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja është dhe do të ngelet në opozitë.
Rrini rahat.”

Ndërkohë që gjitha këta ngjarje zhvilloheshin, Izet Mexhiti ka mbajtur disa pozita kyçe brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ai ka qenë Kryetar i Komunës të Çairit, ka qenë kryetar i degës të Çairit nga radhët e BDI, ka qenë nënkryetar i BDI, ka qenë deputet dhe ka shërbyer si koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, gjatë gjithë kësaj periudhe, Izet Mexhiti mbajti një qëndrim të heshtur dhe indiferent ndaj të gjitha situatave që ka përmendur në postimin e tij, duke mos e ngritur zërin për asnjërën nga skandalet që përfshinë partinë e tij. Pavarësisht se mbante pozita të rëndësishme udhëheqëse, ai nuk kërkoi asnjëherë që BDI të lëshonte qeverinë për shkak të këtyre skandaleve të shumta.
Mexhiti është mbajtur mend për shpërthimin e tij të vetëm publik kundër BDI-së, i cili ndodhi vetëm kur iu cënua interesi personal, pas momentit kur nuk mori pushtetin që iu dha Artan Grubit. /InfoShqip.com

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu