Kim Mehmeti për opozitën: U bënë copa dje, që të bashkëpunojnë sot!

Nga Kim Mehmeti

Ju kujtohet Lëvizja e dikurshme ‘Besa’, ajo që pas pesë muajve aktivitet politik, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 morri pesë deputetë.

Dhe e mbani mend çka ndodhi pastaj? Të trullosur nga suksesi i papritur, drejtuesit e kësaj partie – pra krahu i Llërcës dhe ai i Çairit të Shkupit – ia nisën grindjes lidhur me atë se kush do ishte më pranë grazhdit pushtetar.

Than për njëri tjetrin edhe atë që nuk thuhet dhe ashtu siç ishin, me avdes e pa lënë namaz mangët, shkelën mbi vullnetin politikë të gjashtëdhjetë mijë votuesve, me çka përfundimisht e varrosën shpresën e shqiptarëve të Maqedonisë se do mund të kenë forcë politike që do i kundërvihej BDI-së.

Sigurisht nuk e keni harrura atë që ndodhi më vonë, kur ‘Besa’, si çdo parti tjetër e këtushme e suksesshme shqiptare, lindi dy parti të reja. Njëra mbajti emrin e saj, edhe atë pas luftës së ashpër se kujt do i takonin vulat e nënës parti, e për çka vendosën gjykatësit e BDI-së, duke besuar se ‘Klani i Llërcës’ nuk do ia harronte ‘Klanit të Zajazit’ se iu gjet në ditët e paravdekjes politike.

Pa dyshim se e kujtoni edhe kryetarin disa mandatesh të komunës së Çairit, të cilën komun e bëri xhungël të pabanueshme, por duke i bërë pasanik shokët dhe vetveten. Dhe i cili të lejonte t’ia shash babën, por jo edhe kryetarin leninistë të partisë së vetë të deridjeshme të cilën sot, si opozitar, e lufton.

Nëse nuk ju kujtohen të gjitha këto ngjarje nga e shkuara vlen ta rikujtoni se ‘Besa’ e sotme, pra kjo e ‘Klanit të Llërcës’, mbijetoi politikisht fal koalicionit parazgjedhorë me LSDM-në. Pra se mbeti gjallë si parti falë votave maqedonase dhe morri 4 deputet edhe pse nuk kishte pas vetes as një autobus votuesish shqiptarë.

Siç duhet ta rikujtoni se opozitari i sotëm që e drejton Lëvizjen Demokratike, sikur dikur të mos mbulohej me emblemën e BDI-së, nuk do mund të bëhej as drejtor i ndonjë kooperative bujqësore e jo më kryetar shumë mandatesh i Çairit.

Dhe këto tri parti, pra ‘Besa’ e Llërcës, ‘Alternativa’ e Çairit dhe ajo e ish kryetarit të Çairit, e përbëjnë alternativën e bashkuar opozitare të quajtur ‘Lidhja Evropiane për Ndryshim’?!

Nëse e vëreni, edhe emri i kësaj aleance ‘opozitare’ tregon se janë mbeturina të BDI-së, se nuk mund të shkojnë më larg se ‘konceptet’ politike të drejtuesit leninist të BDI-së, i cilit sa herë që donte t’i bashkëngjitej ndonjë partie maqedonase në qeveri, pohonte se këtë e bënte shkaku i të ardhmes evropiane të Maqedonisë.

Ndërkohë në Maqedoni janë themeluar edhe dy tri parti të tjera ‘opozitare’ dhe flitej se shqiptarët e këtushëm do pasuroheshin edhe me Vetëvendosjen e vet.

Gojë ligët thonë se opozitarët e bashkuar të LEN-it, vrapimthi shkuan në Prishtinë që t’i gjunjëzohen kryesuesit të VV dhe ta bindin se dega e partisë së tij në Maqedoni do i shërbejë BDI-së dhe do e dobësojë opozitën, andaj më mirë do ishte ajo të mos regjistrohej tani por pas zgjedhjeve parlamentare?!

Dhe nuk është e pamundur që ndërhyrësi i dështuar në Shqipëri dhe Maqedoni, pra që Kryetari i VV-së të jetë pajtuar dhe të ketë heq dorë nga regjistrimi i degës së partisë së tij në Maqedoni, por mbase me kusht që aktivist i tij i njohur i këtushëm të jetë kandidat për deputet i partive të bashkuara opozitare.

Sidoqoftë, pasi t’i keni rikujtuar gjitha këto që u thanë më lartë, do e keni më lehtë ta kuptoni se liderët e opozitës së sotme të shqiptarëve të Maqedonisë, me asgjë nuk dallojnë nga ai i BDI-së: vlerë të vetme kanë vetëm harresën e shiptarëve të këtushëm.

Siç do e kuptoni se ai që njëherë e shijon grazhdin e shtetit vështirë mund ta largohet nga aty.

Pra siç do e kuptoni pra se ata që janë majmur në shumë grazhde partiakë e qeveritarë, kanë vetëm një koncept politik për t’i luftuar hajnat e sotëm të BDI-së: të bëhen ‘hajdutokratë’ të nesërm. (Kim Mehmeti)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bardhi: Mendojnë se këngëtarët janë milionera, muk kam mundur as vitamina t’i blej gruas

Këngëtari Bardhi lansoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka thënë edhe...

VIDEO/ Rrahje mes tifozëve shqiptarë dhe atyre çek

Ka ndodhur një përleshjes mes tifozëve shqiptarë dhe atyre çek, në stadiumin ”epet ARENA”. Krejt kjo pasi tifozët shqiptarë kanë shkuar dhe kanë marr flamurat...

Mes simboleve raciste, Çekia dyfishon epërsinë ndaj Shqipërisë

Çekia e ka dyfishuar epërsinë ndaj Shqipërisë në minutën e 64-të të takimit. Për çekët shënoi lojtari i njëjtë i cili shënoi edhe golin e...

FOTO/ Tifozët shqiptarë detyrojnë çekët t’i heqin flamujt ku përdhosej shqiponja dhe herta e Kosovës

Ndeshja e Ligës Kombëve mes Çekisë dhe Shqipërisë u shoqërua me një incident skandaloz, ku tifozët çekë në “Epet Arena” vendosën kryq mbi flamujt...

FOTO/ Tifozët çek përdhosin flamurin e Shqipërisë, hartën e Kosovës e shpalosin në flamurin serb

Çekia dhe Shqipëria janë duke u ndeshur në Pragë për Ligën e Kombeve. Në "Epet Arena" tifozët vendas kanë shpalosur flamurin serb në hartën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu