Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke kujtuar deklaratat e dhëna se “familjarët janë veç për dasma”.
Ajo ka theksuar se përveçse familjarët nuk i kanë veç për dasma, sipas saj, VV-ja tani dëshiron që votat e mërgatës t’i çojnë në restorante.
“Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”. O, mërgata do të votojë MASOVIKISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani”, ka shkruar ajo në Facebook.
