“Kërkojnë gjak, duan ta zgjidhin sipas Kanunit”- Babai i Naim Murselit thotë se ditët e besës mbaruan: Policia po më ruan shtëpinë!

Kur kanë kaluar tashmë thuajse 10 ditë nga ngjarja e rëndë në Prishtinë, kur Liridona Ademaj, humbi jetën si pasojë e një atentati natën, në makinën e saj.

Ngjarje kjo që fillimisht u paraqit si grabitje, por më vonë, pas hetimeve u zbulua se ishte porositur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Pas arrestimit të bashkëshortit të të ndjerës, ekzekutuesit dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, u tha se familja e Liridonës u dha dy ditë besë, familjes së Murselit, e më pas do të përgjigjeshin sipas Kanunit.

Sipas IndeksOnline, të shtunën e 9 Dhjetorit, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli thotë se është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës. Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka se çka të bëjë lidhur me këtë situatë.
“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë”, mësohet të ketë thënë Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë.

Nga ana tjetër, një lajm të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi. Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

“E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë”, ka thënë Leonardi.

Ai thotë se fëmijët e Liridonës planifikojnë t’i marrin pranë vetes, kurdo t’i lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale. Ai thotë se nuk i kanë marrë menjëherë fëmijët, për shkak të vizitave që vijojnë në nderim të Liridonës, pranë familjes së saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu