Federata Shqiptare e Basketbollit reagon pas thirrjeve raciste në Kumanovë: Kërkojmë masa nga FIBA

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës FIBA midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në qytetin e Kumanovës. Gjatë ndeshjes, në tribuna u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste dhe antishqiptare, të cilat FSHB i ka denoncuar zyrtarisht pranë FIBA World.

Në një deklaratë publike, Federata thekson se ka ndërmarrë hapa konkretë institucionalë dhe ka kërkuar që FIBA të marrë masa të qarta dhe të menjëhershme ndaj akteve që cenojnë frymën e barazisë, respektit dhe fair-play-t që promovon sporti.

“Basketbolli nuk mund dhe nuk duhet të bëhet skenë e urrejtjes, racizmit dhe gjuhës përjashtuese. Sporti është dhe duhet të mbetet hapësirë bashkëpunimi, respekti dhe përfaqësimi dinjitoz,” – thuhet në deklaratën e FSHB.

Ky është një nga reagimet më të qarta institucionale shqiptare në nivel ndërkombëtar sportiv, duke kërkuar jo vetëm dënimin e thirrjeve raciste, por edhe mbrojtjen e standardeve etike dhe njerëzore të sportit në arenën ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu