Kërkesa e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, Kovaçevski: Propozimet bëhen nga partia më e madhe opozitare!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi kërkesën e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike. Kovaçevski tha se me ligj është e definuar që nga opozita, propozimet për ministritë e caktuara duhet të bëjë partia më e madhe opozitare, në këtë rast, VMRO-DPMNE.

“Qeveria teknike është e definuar me ligj dhe saktësisht dihet se kush propozon ministra në atë Qeveri teknike, që do të thotë se dihet nga shumica parlamentare kush janë ministrat dhe nga partia më e madhe opozitare cilat ministri propozohen të udhëhiqen nga ata, që do të thotë se nga VMRO-DPMNE duhet të propozojnë ministër në MPB, ministër në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe partitë tjera politike siç theksohet në ligj, këtu flasim tashmë për ato që vijnë nga pushteti, të propozojnë zv/ministra shtesë në Punë dhe Politikë Sociale në këtë rast, ndërsa nga VMRO-DPMNE të propozojnë zv/ministër shtesë në Ministrinë e Financave, në Ministrinë për Bujqësi, dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu