Kërcënoi me jetë vajzën e Giorgia Melonit, autori një profesor i gjermanishtes! Mësuesi i penduar: Kërkoj falje, por nuk tërhiqem nga…

Autori i kërcënimit të vajzës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni është një profesor i gjermanishtes. Edhe pse ka kërkuar falje, ai thotë se nuk tërhiqet nga idetë e tij politike.

meloni

“Ishte një gjest idiot, një postim i shkruar në mënyrë impulsive. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen: nuk duhet uruar kurrë vdekja, aq më pak për një fëmijë. Por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike – nuk ndiej se ky qeveri më përfaqëson”, ka deklaruar profesori i gjermanishtes, në një intervistë për Roma Online, pas polemikave të forta që shpërthyen pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku uronte që vajza e kryeministres Giorgia Meloni të kishte të njëjtin fat si Martina Carbonaro, 14-vjeçarja e vrarë në Afragola nga ish-i dashuri i saj.

“E kuptoj rëndësinë e asaj që kam bërë. Në klasë nuk kam bërë kurrë politikë. Nxënësit më duan, urrej çdo formë dhune, dua kafshët dhe bëj vullnetarizëm. Ishte një gabim”, tha ai.

Ai tregoi se pas publikimit të postimit ka marrë kërcënime me vdekje, fyerje dhe hedhje domatesh në dritaret e banesës së tij, duke shtuar se ka kaluar denoncim në Policinë Postare.

“E fshiva postimin, jo nga frika, por sepse e kuptova vetë që ishte i gabuar.”

Ndërsa kundërshtoi idenë se një mësues duhet të jetë në përputhje me bindjet e qeverisë për të merituar rolin e tij, ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional pas lajmeve që Italia po dërgonte armë në Izrael.

“U zgjova në mëngjes dhe thashë: ‘Çfarë kam shkruar!’ U pendova menjëherë.”

Postimi i tij i fshirë më vonë i referohej drejtpërdrejt vajzës së Melonit, duke e krahasuar me viktimën e krimit të rëndë në Afragola.

Reagimi i Kryeministres Meloni:

Përmes një postimi në Facebook, Giorgia Meloni deklaroi:

“Kjo nuk është politikë. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët, që tregon një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, ku gjithçka duket e lejueshme – edhe t’i urosh vdekjen një fëmije për të goditur një prind.”

“Kundër kësaj klime të dhunshme, politika duhet të jetë e bashkuar. Sepse ka kufij që nuk duhet të kapërcehen kurrë. Dhe mbrojtja e tyre është përgjegjësi përtej çdo përkatësie.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Siria shqyrton rikthimin e patrullave ruse për të frenuar Izraelin në jug

Qeveria kalimtare e Sirisë është e interesuar në rivendosjen e patrullave të policisë ushtarake ruse në provincat jugore të vendit, sipas Kommersant. Patrullat do të...

Kosovë/ Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca

Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca Një person ka vdekur dhe dy të tjerë...

Besarta Alija reagon ndaj deklaratave të Izet Mexhitit: “Sulmet tregojnë frikë nga një realitet i ri politik”

Sot, Besarta Alija ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të fundit të deputetit Izet Mexhiti, të cilat i ka cilësuar si “të pabaza dhe...

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të...

Aleanca: Deklaratat e Mickoskit, rrezik për stabilitetin – partnerët shqiptarë bashkëfajtorë me heshtje

Shkup – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “skandaloze”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu