KE-ja ka publikuar Raportin për sundimin e ligjit në BE, për herë të parë përfshihen edhe vendet nga procesi i zgjerimit

Vendet anëtare të BE-së në përgjithësi janë shumë më të përgatitura për të detektuar, parandaluar dhe trajtuar sfidat e reja që lidhen me sundimin e ligjit sesa ishin pesë vite më parë, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për sundimin e Ligjit për vitin 2024, në të cilin këtë vit për herë të parë ka edhe katër kapituj kushtuar zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

“Përfshirja e këtyre katër vendeve më të përparuara në procesin e zgjerimit në Raportin për sundim të ligjit do të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma, do të ndihmojë autoritetet të arrijnë përparim të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit dhe do të përgatiten për vazhdimin e punës së sundimit të ligjit si vende të ardhshme anëtare”, potencoi Eurokomisioni.

Në këtë Raport të pestë vjetor për sundimin e ligjit, Komisioni sot ka bërë pasqyrë të ngjarjeve në sundimin e të drejtës në vendet e përfsihra me të, si kontribut për qëndrueshmërinë e demokracive evropiane, besimin reciprok në BE, për funksionimin e mirë të tregut të vetëm dhe një mjedis biznesi që inkurajon konkurrencën dhe rritjen e qëndrueshme.

“Që nga publikimi i tij i parë në vitin 2020, Raporti është bërë një shtytës i vërtetë i reformave pozitive: dy të tretat (68 për qind) e rekomandimeve të nxjerra në 2023 janë adresuar plotësisht ose pjesërisht. Megjithatë, në disa vende anëtare ekziston një shqetësim sistematik dhe situata është përkeqësuar më tutje. Këto shqetësime janë përfshirë në rekomandimet e raportit të këtij viti”, thekson KE-ja.

Pëndryshe, në Raport nuk ka rekomandime për katër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në procesin e zgjerimit, sepse, sipas KE-së, ato janë nxjerrë ekskluzivisht në pakon e raportit vjetor të zgjerimit.

Në dokument theksohet se sipas një hetimi të Eurobarometrit, mbi 70 për qind të qytetarëve të BE-së besojnë se BE-ja luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sundimit të ligjit në vendin e tyre dhe pothuaj 90 për qind mendojnë se është e rëndësishme që të gjitha vendet anëtare të respektojnë vlerat themelore të bllokut.

Në mënyrë shtesë, 51 për qind e qytetarëve të BE-së besojnë se janë të informuar mirë për vlerat themelore të BE-së dhe sundimin e ligjit, që është rritje në krahasim me vitin 2019, kur 43 për qind e të anketuarve kishin mendim të njëjtë.

Raporti përfshin analizë të situatës në BE në tërësi dhe në çdo nga 27 vendet anëtare, si dhe vlerësim të përmbushjes së rekomandimeve të vitit të kaluar, në bazë të cilave përshkruhen rekomandimet e reja.

Në Raport janë dhënë vlerësime për gjendjen e sistemeve kombëtare të drejtësisë, kornizat antikorrupsion, lirinë e mediave dhe pluralizmin, si dhe kontrolle tjera institucionale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut në CPI dhe “Barometrin e Korrupsionit 2025”: kur krimi bëhet normë, e ligjshmja bëhet fasadë

Nuk është më korrupsion – është kapje shteti Ka momente kur një vend nuk bie në renditje. Bie në dinjitet. Ka momente kur indikatorët ndërkombëtarë nuk...

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu