Kë duhet të votojnë struganët?!
Duke pirë kafe me një eksponent politik të VLEN-it u nisë biseda edhe për zgjedhjet lokale në Strugë. Nisëm të flasim edhe për Mendi Qyrën, kandidatin e “pamvarur” (kamdidatin e VMRO-së dhe VLEN-it) për kryetar Komunës së Strugës. Pyetjes sime, përse kandidati i “pamvarur“ (pra, kandidati i VMRO-së dhe VLEN-it) nuk ka pranuar, apo thënë më mirë nuk ka guxuar, të kandidon si i propozuar nga ndonjë parti politike apo koalicion politik shqiptar, eksponenti i VLEN-it nuk dëshironte, ndoshta edhe nuk dinte t’i përgjigjej drejtë. Sepse, përgjigja e vetme dhe e saktë është, mbasi ai nuk ka guxuar nga VMRO-ja. Gjatë bisedës i kërkova të bënë një krahasim direkt dhe konkret ndërmjet kandidatëve të raundit të dytë. Pra, ndërmjet doktorit (Dr. Arsim Dalipit) dhe kandidatit të “pamvarur” (Mendi Qyrës)! Përgjigja e tij ishte shumë interesante! Unë kisha para vetes një shishe uji me gaz. Ai e mori shishen e ujit dhe më tha: “Doktori është si kjo shishja, jo prej qelqi por prej ari, por për fat të keq e vendosur në gajbe (në shqip arkë) të kalbur!” Kurse, unë i thash dhe i’a vërtetova, se doktori me të vërtetë është flori! Duke vazhduar më tutje e sqarova, se Dr. Arsim Dalipi është kandidat i AKI-së i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët me kryetar zotëri Ziadin Selën si pjesë e këtij koalicioni. Pra, Aleanca për Shqiptarët nuk është arkë, apo siç i thoshte ai, gajbe e kalbur, por ndër vite ka qenë dhe vazhdon ende të jetë shpresa për ndryshim të vërtetë! Dhe jo rastesisht, Aleanca për Shqiptarët propozon një kandidat që është flori, sepse vetëm nga floriri nxirret flori. Kurse nga ana tjetër mundet edhe shishja edhe arka janë të kalbura! Pra, kurrësesi nuk mund të krahasohet vlera shumë e lartë floririt me vlerën e gjithëçkaje, që është e kalbur! Pra kaq sa i takon kandidatëve për kryetar të Komunës së Strugës!
Alenanca Kombëtare për Integrim (AKI) ndihet shumë krenare, që ka propozuar për kandidat për kryetar të Komunës të Strugës Dr. Arsim Dalipin, urologun dhe njeriun e shkëlqyeshëm dhe qytetarin, që me të e meriton të jetë kryetar i Komunës të Strugës. Ne, që përkrahëm dhe përkrahim kandidaturën e tij për kryetarin e ri të Komunës të Strugës, mendojmë se Struga e meriton një kryetar të ri si Dr. Arsim Dalipi. Sepse ai është një ndër ata qytetarë të ndershëm të Strugës, që synojnë ndërtimin dhe reformimin e gjithëçkaje të qytetit tonë të bukur! Ai synon të nxjerrë qytetin tonë nga balta e pistë, ku e futën ata, që si qëllim të vetin kishin dhe kanë pasurimin e tyre marramendës! Pra, qytetarët, zgjedhësit në Strugë duhet t’u thonë stop atyre që katandisën deri në këtë dorë dite Strugën tonë të bukur!
Në raundin e parë u ndanë votat në mënyrë të çuditëshme! Në zgjedhjet për Këshill të komunës të Strugës VLEN-i fitoi 4.059 vota, VMRO 5.749 vota dhe Lista e zgjedhësve që udhëhiqej nga kryetari aktual i Komunës të Strugës, Ramiz Merko mori 2.835 vota. Po në raundin e parë, kandidati i “pamvarur” i mori 9.934 vota. Pra, 4.059 të VLEN-it dhe 5.749 votat e VMRO-së. E potencoj, të VMRO-së, jo të maqedonëve, qytetarë poashtu të ndershëm të qytetit tonë shumë të bukur. Siç flitet në ndeja të ndryshme, është shumë e mundëshme që votave të VLEN-it dhe VMRO-së t’iu jenë bashkangjitur edhe jo pak vota të përkrahësve të kryetarit aktual të Komunës së Strugës!
Prandaj, me të drejtë pyesim, se çfarë ndryshimi n’a përfaqëson Mendi Qyra, kur ai është krahë për krahë me Ramiz Merkon dhe Armend Kadrievskin!?
Më tutje dua të theksoj, se Bekim Qoku, “përfaqësuesi” i Vetëvendosjes në Maqedoni është paditur për shpifje nga kryetari i aktual i Strugës. Pra, nga ai, cili nga eksponentë të lartë të VLEN-it përmendej vetëm si persona non-grata i SHBA-ve. Tash, vetë Bekim Qoku bashkë me gjithë VLEN-in, do të duhet të bashkëpunon ngushtë po me atë person! Bekim Qoku ka thënë para kamerave të një televizioni edhe këtë: „Ai kryetar komune që do të drejton Strugën me ndihmën e Ramiz Merkos, është që në gjenezë i korruptuar dhe i prishur!“ Zotëri Qoku duhet të deklarohet a vazhdon të mendon njejtë sikur që ka deklaruar dhe a është tani Mendi Qyra në gjenezë i korruptuar dhe i prishir mbasi ka përkrahjen e Ramiz Merkos
Qytetarë të Strugës, mos e lëshoni shansën dhe mundësoni, që Komunën e Strugës t’a udhëheqë Dr. Arsim Dalipi, që më së shumti e meriton! Ai e meriton më së shumti të udhëheqë me duar shumë të pastra qytetin tonë të përbashkët, Prandaj duhet të votohet nga të gjithë qytetarët e Strugës pa dallime etnike dhe fetare! Me shumë seriozitet dhe dashamirësi apeloj te të gjithë bashkëqytetarët e mij struganë, shqiptarë, maqedonë, turq, romë dhe të tjerë të votojnë me krenari doktorin, pra Dr. Arsim Dalipin, për kryetar të Komunës të Strugës, qytetit tonë më të bukur në Botë!
Xhelal Dani, mjek amë në Holandë
