“Kandidat i pavarur”, por me kë është vërtet Mitasin Beqiri? Ajdini shpall “shpërblim” për përgjigjen e saktë!

Aktivisti dhe komentuesi politik Emrush Ajdini ka reaguar me ironi në rrjetet sociale lidhur me kandidaturën e Mitasin Beqirit për kryetar komune, i cili po prezantohet si “kandidat i pavarur”. Sipas Ajdinit, konfuziteti rreth mbështetjes së vërtetë politike të Beqirit është bërë aq i madh, saqë ai ofron shpërblim për këdo që mund të japë një përgjigje të saktë.

“Kush më tregon me cilën parti është Mitasin Beqiri, ‘kandidat i pavarur’ për kryetar komune, ka shpërblim,” shkruan Ajdini.

Ai ironizon situatën përmes një liste opsionesh që ngjajnë më shumë me një test politik sarkastik, sesa me një analizë të qartë:

Është i pavarur

Me Arben Taravarin

Me Arben Fetain

Me Bilall Kasamin

Do e mbështesin “kandidatin e pavarur” Isen Shabani

Me Lëvizjen Arbëria

Postimi vjen si pasojë e, siç thekson vetë autori, “mosnjohjes personale ndaj personit në fjalë”, por më shumë si reagim ndaj asaj që ai e quan “mbështetje e verbër dhe respekt automatik” në rrjetet sociale për personazhe që, sipas tij, ndërrojnë kamp politik sa herë që u jepet rasti.

“Nuk e kam as idenë kush është, por shoh plot imbecilë që i komentojnë ‘Respekte’ sa herë që ky ndërron parti,” përfundon Ajdini.

Reagimi ka ngjallur diskutime të gjera, duke ngritur pyetjen nëse “kandidatura e pavarur” është thjesht një etiketë taktike për të shmangur përgjegjësinë partiake apo për të tërhequr votues të paangazhuar.

Emrush Ajdini

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu