Kancelari gjerman mesazh të qartë Rusisë për luftën në Ukrainë, Merz: Topi është në fushën e Moskës

“Topi është në fushën e Moskës”, tha sot në Bruksel kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se BE mbështet propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim 30-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në dy konferenca për shtyp në Bruksel sot, pas takimeve me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe më pas me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, Friedrich Merz iu drejtua luftës në Ukrainë.

“Jam mirënjohës që shumica e shteteve dhe qeverive në BE bien dakord që ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe luftën e saj kundër luftës së agresionit rus”, tha ai.

Merz tha se pati një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin Trump të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës ata diskutuan për Ukrainën dhe marrëdhëniet tregtare, dhe se Presidenti i SHBA-së e kishte ftuar atë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhur me Ukrainën, Merz tha se BE mbështet iniciativën e Presidentit Trump për një armëpushim 30-ditor.

“Kjo do të jetë një provë se sa seriozisht e merr Putin një marrëveshje të tillë”, tha ai, duke shtuar se në të ardhsmen do të shohin nëse është e mundur të shndërrojnë një armëpushim të mundshëm në negociata të vërteta paqeje.

Ai vazhdoi duke thënë se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin Ukrainën dhe “tani topi është në fushën e Moskës” dhe se “Rusia është ajo që duhet të tregojë se e merr seriozisht paqen në Ukrainë”.

Merz tha gjithashtu se si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja janë të gatshme të rrisin presionin për sanksione ndaj Moskës nëse ajo nuk i merr seriozisht bisedimet e paqes.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që më në fund të fillojë rrugën drejt negociatave të vërteta të paqes. Nëse kjo nuk ndodh, ne nuk do të hezitojmë, së bashku me partnerët tanë evropianë dhe SHBA-në, të rrisim presionin për sanksione”, tha Merz.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu