Kambovski: Shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor është i paraparë vetëm me ligj

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, mëngjesin e sotëm tha se nuk është njoftuar për iniciativën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilën kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deputetët e OBRM-PDUKM-së nesër do ta paraqesin në Kuvend. Kambovski dëgjoi për iniciativën nga gazetarët dhe tha se pret që edhe Qeveria edhe Kuvendi të veprojnë ligjërisht.

“Në disa raste kam bërë deklarata, kam dhënë mendime në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit. I vetmi vend ku parashikohet kjo është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të dorëzohen në Kuvend, secili ka të drejtë të paraqesë iniciativa. Ne të gjithë punojmë në këtë vend në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Nuk kam arsye të dyshoj se është në përputhje me parimet e Qeverisë”.

“Përderisa është në fuqi Ligji aktual për Këshillin Gjyqësor, mendoj se ai duhet të respektohet dhe për të dalë nga situata aktuale jam i gatshëm të bashkëpunojë me përfaqësuesit e të dy pushteteve në vend – legjislativit dhe ekzekutivit”.

“Natyrisht që ka pakënaqësi me anëtarët e Këshillit Gjyqësor, por në këtë vend çdo qeveri duhet të veprojë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, thotë Kambovski.

Ndryshe, sot në mëngjes, kryeministri Hristijan Mickoski fillimisht përmes rrjeteve sociale, e më pas duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Nëse deputetët e votojnë mosbesimin, kryeministri Mickoski pret që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të jenë të përgjegjshëm dhe të japin dorëheqje vetë, sepse ligjërisht Kuvendi për momentin nuk mund t’i shkarkojë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu