Ju bë atentat në Lezhë, vdes në spital 40-vjeçari Entjan Nikulaj

Ka ndërruar jetë në spital Entjan Nikulaj, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e kësaj të shtune në një atentat të ndodhur në Lezhë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi Entjan Nikulaj, ju informojmë se: Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës”, deklaroi policia në një informacion për mediat.
Fillimisht 40-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Atentati ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.
Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga Entjan Nikulaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, thuhej në njoftimin e parë të Policisë së Lezhës.
Paraprakisht mësohet se autorët janë larguar me BMW ngjyrë gri, me targa të vjedhura, AB 138 HT. Kjo targë është raportuar e vjedhur më 29 nëntor në Tiranë, në zonën e Kombinatit.

Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, pranë aeroportit në Rinas u gjet në flakë një automjet, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar në atentatin e kësaj të shtune.

Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Muhamet Hamiti: Kurti ka udhëhequr Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës

Muhamet Hamiti ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se ai ka drejtuar, sipas tij, Qeverinë më të korruptuar në historinë...

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi...

Vajza e Trumpit, Ivanka në Shqipëri – shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO)

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Shqipëri. Ajo ka shkuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe...

Trump: Irani do të zhduket nëse tenton të më vrasë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” nëse Teherani do të orkestronte vrasjen e tij, duke...

Avioni i Trumpit kthehet në Washington pak pasi u nis për në Zvicër

Aeroplani i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu