JETA ME KREDI | Gjysma e qytetarëve në RMV nuk mund t’i shijojnë pushimet

Jeta me kredi dhe minus në llogari. Makinë më e vjetër se 10 vjet. Një çift i ri që duhet të kursejë apo të paguaj borxh në bankë për 20-30 vite për të blerë një apartament, andaj shpesh jeton me prindërit. Shpesh shkon me pushime në det me ushqime dhe produkte bazë nga shtëpia në mënyrë që pushimi të del më lirë , por edhe me kredi konsumatore që e paguan përgjatë vitit. Kështu e përshkruajnë ekspertët shtresën e mesme në Maqedoni.

Njëherësh nga ana tjetër, kriza ekonomike e shkaktuar nga inflacioni, ndryshimet në flukset ekonomike të shkaktuara nga pandemia, kriza energjetike, por edhe lufta në Ukrainë kanë shtrenjtuar edhe pushimet në tërë botën , për shkak të pasojave si rritja e kostos së fuqisë punëtore, zhvlerësimit të parasë në rajon dhe botë, shtrenjtimit edhe të ushqimeve më të rëndomta të përditshme, transportit, rrymës…… Si pasojë, më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë, mund të përballojnë pushimet vjetore, thuhet në analizën e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat-it.

Me fjalë tjera, 55 për qind e banorëve të vendit nuk mund të përballojnë një pushim njëjavor larg vendbanimit të tyre. Shqipëria, ku 58.3% e qytetarëve nuk mund të shkojnë me pushime, Turqia (60.8%), Rumania (62.5%), Mali i Zi (67.2%) dhe Kosova (69.5%).

Në Greqi, përqindja e personave që nuk mund të përballojnë pushimin vjetor është 48.8, në Bullgari 43.8, në Serbi 43.6, Kroaci 41.7 dhe në Slloveni 16.7. Pushime më të gjata se një javë gjatë vitit mund të përballohen më së shumti nga banorët e Luksemburgut, ku vetëm 7.6 për qind nuk e kanë një mundësi të tillë, në Norvegji (7.9%), Zvicër (8.4%) dhe Islandë (8.6%). Gjithashtu , 21.9% e gjermanëve, 23.4% e britanikëve, 25.4% e francezëve dhe 36.6% e spanjollëve nuk mund të shkojnë me pushime.

Sipas kritereve evropiane, varfëria materiale nënkupton pamundësinë për të paguar në kohë qiranë apo kredinë, për të ngrohur në mënyrë adekuate banesën dhe për të ngrënë ushqim cilësor çdo të dytën ditë. Kriteret e tjera janë që njerëzit të mund të përballojnë të kalojnë një javë larg shtëpisë, të mbajnë një makinë, të kenë një televizor dhe një telefon. Një person konsiderohet se po përjeton varfëri materiale, nëse nuk përmbush disa nga kriteret e përmendura.

Një statistikë dhe metodologji tjetër tregon se rreth 40 milionë njerëz në Bashkimin Evropian, pra 15 për qind e popullsisë në moshë pune, përballen me “varfërinë e pushimeve” sepse nuk mund të përballojnë as një javë pushim, tregon një studim i Konfederatës së Sindikatave Evropiane (ECS). “Shumë njerëz nuk i shohin më përfitimet e një ekonomie të fuqishme evropiane në jetën e tyre të përditshme,” thekson Sekretarja e Përgjithshme Ester Lynch. Duke shtuar se pushimet nuk janë luks.

“Leja familjare është çelësi për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor të punëtorëve, si dhe për të ofruar përvoja të vlefshme për fëmijët”, tha Lynch.

Hulumtimi grumbulloi të dhëna mbi të ardhurat dhe standardet e jetesës në Bashkimin Evropian për njerëzit e moshës 18 deri në 64 vjeç në 2021 dhe 2022 dhe eksploroi aftësinë e tyre për të përballuar një javë pushime vjetore larg shtëpisë, si një masë se sa të ngarkuar janë ekonomikisht.

Gjatë dy viteve në fjalë, kur pandemia e Covid-19 ishte ende në kulmin e saj, punëtorët në BE luftuan për të përballuar pushimet. Disa vende dolën më keq se të tjerët, me Italinë që kishte numrin më të madh të punëtorëve të paaftë për të paguar pagat e pushimeve (më shumë se gjashtë milionë), ndërsa Rumania (36 për qind) dhe Qiproja (25 për qind) kishin përqindjen më të lartë të punëtorëve në krahasim me popullsia e tyre. EKS deklaroi gjithashtu se midis 2021 dhe 2022, Irlanda dhe Franca shënuan rritjen më të madhe në numrin e njerëzve të paaftë për të përballuar pushimet

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: Me një votim më 19 tetor mund të ndryshohet kursi i historisë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Shenja, duke bërë sërish paralele...

Ali Ahmeti nga Tirana: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të ecin krah për krah drejt Bashkimit Evropian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë për pjesëmarrje në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi...

Vazhdojnë SKANDALET/ Zbulohen 123 kontratat tek NPK- SHARRI të Bilall Kasamit! (DOKUMENT)

Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur! Pas publikimit të qindra kontratave të dyshimta tek XHOB2011, tashmë janë zbuluar edhe 123 kontrata...

Sela godet rëndë Bilall Kasami: E shite “Monopolin” për ta mbush xhepin, aty janë eshtrat e gjyshërve tanë (VIDEO)

Gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) të mbajtur sonte në qytetin e Tetovës, një nga momentet më të fuqishme erdhi nga...

Edhe FSK-ja del me njoftim për automjetet në veri: Konvoji e ngatërroi drejtimin

FSK-ja ka bërë të ditur se konvoji nga Istogu që po shkonte drejt Mitrovicës, e kanë gabura drejtimin. Kështu, ata hynë në pjesën veriore. Njoftimi: Forca e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu