Jashari iu përgjigj kritikëve të Akademisë shqiptare. “Po t’i dëgjonim ata nuk do kishim as shkolla e universitete”

“Po t’i kishim dëgjuar këta persona ne nuk do të kishim as shkolla të mesme dhe as universitete” – kështu deklaroi Hasan Jashari, njëri nga iniciatorët Akademisë shqiptare, duke komentuar deklaratat e atyre që e kundërshtojnë nismën e tyre.

“Po t’i kishim dëgjuar ata njerëz nuk do të kishim as arsim të mesëm, as universitete asgjë. Të gjithë gjërat janë bërë këtu në bazë të kushtetutës dhe vullnet të mirë, dhe për këtë shkak kjo duhet të shikohet se ligji për institucione publike është shumë i gjer dhe nuk është bërë për akademinë shqiptare por është bërë për institucionet publike që lejohen dhe komunat edhe çdo kush , dhe persona nga jashtë të formojnë institucione publike”, tha Hasan Jashari – Akademia Shqiptare.

Nisma për themelimin e Akademisë shqiptarë ka hasur në shumë kundërshtime, ndërsa më së shumti janë kapur te financimi, i cili bëhet nga katër komuna. Ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski dje tha se komunat nuk mund të financojnë projekte të tilla.

“Në Ligjin për Vetëqeverisjes lokale neni 11 pika shtatë thuhet se të ardhurat që i fitojnë vetëqeverisjet lokale duhet t’i shpenzojnë në kuadër të ligjeve. E kam thënë disa herë që Akademia Shqiptare nuk është nën kompetencat e tyre të shkruara në nenin 22 të ligjit për vetëqeverisje lokale , që janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale”, u shpreh Zllatko Perinski – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

Eksponentë të VLEN-it thonë se kjo nismë mund të ndalet vetëm nëse Akademia e shkencave dhe arteve e Maqedonisë hapë dyert për akademikët shqiptarë. Edhe Jashari pohoi një gjë të tillë, por tha se kushti

“Nëse na pranojnë si trup si jemi do të shkojmë, nëse një prej nesh nuk e pranojmë nuk shkojmë. Jemi të gatshëm sepse edhe ai është institucion publik, financohet edhe nga ne, që t’i shfrytëzojmë ato benefite mirë, por si trup që jemi tash për tash do të bëhemi 14 anëtarë”, shtoi Jashari.

Përveç VMRO-DPMNE-së, edhe partneri tjetër qeverisës, Lëvizja ZNAM, është shprehur kundër formimit të një Akademie shqiptare. Kritika ka pasur edhe nga opozita shqiptare Fronti Europian, duke thënë se “në vend që të marrin kryesimin e ASHAM, VLEN krijon Akademi mëhalle”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi “kërcënon”: O Taravari jashtë, o VLEN jashtë – S’ka vend për të dy në qeveri!

Në një intervistë për Alsat, Adnan Azizi u shpreh qartë: “Mickoski ka bërë marrëveshje me VLEN, jo me individë.” I pyetur se çfarë ndodh...

Izraeli postoi dhe më pas fshiu mesazhin e ngushëllimit për vdekjen e Papa Françeskut

Qeveria izraelite ndau dhe më pas fshiu një postim në rrjetet sociale që shprehte ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut, dhe gazetat izraelite e...

VLEN shpik postin e Kryesuesit- Adnan Azizi: Vlen s’do ket Kryetar, por do ket Kryesues

Në një intervistë për Alsat, Adnan Azizi la të kuptohet se brenda VLEN ende nuk ka qartësi nëse do të ketë “kryetar” apo vetëm...

“I përdori shqiptarët për eksperiment” Valon Bela godet rëndë Adnan Azizin

Sipas Adnan Azizit, spo ndërtojnë kultin e individit po kauzën. Ani mirë boll. Pyetja bëhet cilën kauzë? Atë të shitjes të 7 mijë metrave...

Adnan Azizi : Koalicioni Mozheme ishte eksperiment te shqiptarët

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa Adnan Azizi, në një intervist për TV Alsat, ka deklaruar se koalicioni Mozheme ishte një eksperiment për shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu