Jared Kushner tërhiqet nga hoteli Trump në Serbi

Projekti “Trump” në Serbi ndalet pas akuzave për korrupsion shtetëror
Kompania private e investimeve Affinity Partners, e drejtuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja për ndërtimin e një kompleksi luksoz me markën “Trump” në Serbi.

Vendimi u njoftua të hënën, vetëm disa orë pasi autoritetet serbe akuzuan katër zyrtarë të lartë qeveritarë për korrupsion në lidhje me këtë projekt, raporton The New York Times.

Sipas prokurorisë, një ministër kabineti, një ndihmës i tij dhe dy zyrtarë të përfshirë në miratimin e projektit janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Prokuroria bëri të ditur se hetimet po vijojnë edhe për persona të tjerë.

Projekti, me vlerë rreth gjysmë miliardë dollarë, ishte promovuar fuqishëm nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili e kishte paraqitur atë si një mundësi për të tërhequr investime dhe turistë në kryeqytetin serb.
Kritikat, megjithatë, kanë qenë të forta, me opozitën që e akuzon qeverinë se ka shkelur ligjin për t’i bërë qejfin Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta amerikane.
Sipas New York Times, projekti do të ndërtohej mbi rrënojat e ndërtesave të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, të cilat, ndonëse të shkatërruara, gëzonin statusin e pasurisë kulturore dhe simbolizonin “vuajtjet e Serbisë gjatë luftës”.

Vetëm pak ditë pas fitores së Donald Trump në zgjedhje, autoritetet serbe nisën procedurat për të anashkaluar këto mbrojtje ligjore, çka shkaktoi protesta publike dhe dorëheqje zyrtarësh.

Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i Affinity Partners tha se kompania po tërhiqej sepse “projektet domethënëse duhet të bashkojnë, jo të përçajnë”, duke shtuar se vendimi merrej “nga respekti për qytetarët e Serbisë dhe qytetin e Beogradit”.

Presidenti Vuçiç ka mohuar çdo shkelje ligjore dhe, në një intervistë për The New York Times në nëntor, ka deklaruar se Serbia duhet të ecë përpara pavarësisht akuzave për falsifikim dokumentesh.

Wesley Clark, gjenerali amerikan në pension, i cili gjatë luftës në Kosovë shërbeu në pozitën e komandantit suprem të aleatëve të NATO-s, e kritikoi ashpër në qershor të vitit të kaluar “planin revizionist” të Kushner.

Clark e cilësoi asokohe “tradhti” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe “përmbysje” të politikave “rivitalizimin” e memorialit revizionist në Beograd.

Në një intervistë për “SpyTalk”, ai theksoi: “Kjo është tradhti ndaj SHBA-ve, politikanëve, diplomatëve dhe avionëve të guximshëm që bënë ç’mundën për të ndaluar spastrimin etnik serb” në Kosovë.

Plani i Kushnerit në Serbi duhet parë edhe në kontekstin gjeopolitik, shtoi Clark – ai i shërben interesave të Rusisë për të minuar NATO-n në një kohë kur aleanca e udhëhequr nga SHBA-të është e angazhuar në rezistencën ndaj agresionit rus në Ukrainë: “Kjo është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të inteligjencës ruse për të ndarë, diskredituar dhe dobësuar NATO-n”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu